• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Pas vaksinës, nis gara për prodhimin e pilulës anti-Covid
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Pas vaksinës, nis gara për prodhimin e pilulës anti-Covid

24 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Paralelisht me zhvillimin e vaksinës anti-Covid, gjiganti farmaceutik Pfizer ka eksploruar edhe mundësitë e prodhimit të një pilule, e cila do të ndalonte që infeksioni të përhapej, njësoj siç përdoret ilaçi Tamiflu për të luftuar gripin e zakonshëm.

Ekipet e tij bënë kërkime për të gjetur përbërës të papërdorur të molekulave që do të ndihmonin për nisjen e procesit, dhe shpejt identifikuan një kandidat premtues, thotë Reuters.

Pfizer ende nuk i ka nisur testimet në shkallë të gjerë për këtë trajtim kundër koronavirusit por shpreson që prova të tilla të fillojnë në muajin korrik. Pfizer dhe rivalët e tij, përfshirë kompaninë me seli në SHBA, Merck & Co Inc dhe kompaninë farmaceutike zvicerane, Roche Holding AG, janë në garë për të prodhuar pilulën e parë antivirale, që njerëzit mund ta marrin sapo të kenë shenjat e para të sëmundjes.

Këto kompani ndajnë një qëllim: që të mbushin boshllëkun ekzistues në trajtimin e Covid 19, duke i ndihmuar njerëzit e infektuar së fundmi me koronavirus që të mos sëmurën rëndë prej tij.

Pas pothuajse 18 muajsh pandemie, ende nuk ka një trajtim që administrohet lehtë, e që të dëshmohet efektiv ndaj sëmundjes. Ndryshe nga vaksina, e cila duhet vetëm të nxisë sistemin imunitar të trupit, një pilulë efektive antivirale duhet ta bllokojë shpërndarjen e virusit në gjithë trupin dhe në të njëjtën kohë, të jetë mjaftueshëm selektive, që të shmangë ndërhyrjen në qelizat e shëndosha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBËRRIJNË 14040 PFIZER/ Manastirliu: Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, do të vijojë...
Previous article U ARRESTUA PASI AVIONI U UL NË MINSK/ Mediat: Sipas nënës së tij, gazetari ndodhet në spital në gjendje kritike prej...

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT