• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Arian Çani: Ne jemi kukulla në dorë të amerikanëve, Berishën po e ndëshkojnë se iu shkeli…
Home
Politikë

HABIT Arian Çani: Ne jemi kukulla në dorë të amerikanëve, Berishën po e ndëshkojnë se iu shkeli…

19 May, 2021 F.autor Politikë

Arsyet që çuan DASH në vendimin për të shpallur non grata ish -kryeministrin Sali Berisha sipas gazetarit Arian Çani janë politike.

Ai tha për MCN TV se politikat e Berishës mund të kenë shkelur padashur në “kallon” e interesave amerikane, ndërkohë që shtoi se ky vendim është i rëndë për ish-kryeministrin dhe familjen e tij.

Mungesa e provave lidhur me vendimin sipas Çanit tregon se “ka drejtësi mbi drejtësinë”.

“Do pretendoja shumë po të thoja i di indicjet. Politika e SHBA e bën këtë me disa vende të botës, arsyet janë vetëm politike, kanë shkelur padashur në kallo të interesave amerikane. Ky është një vendim i rëndë për Berishën dhe familjen e tij.

Ende nuk ka transparencë dhe prova. Është komike e gjithë kjo sepse ne na thuhet drejtësia do të jetë transparente dhe na lihet të kuptojmë që ka drejtësi mbi drejtësinë”, tha gazetari.

Për vendimin e DASH që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha njeriu që duhet të mërzitet më shumë sipas analistit Arian Çani duhet të jetë kryeministri Edi Rama.

Siç u shpreh Çani në studion e lajmeve të MCN TV askush nga ata që merren me politikë nuk mund të jenë të gëzuar dhe “duhet të reflektojë thellë që kjo situatë të marrë fund”.

Ai gjithashtu tha se vendi ynë drejtohet nga amerikanët dhe se aktorët politikë shqiptarë nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.

“Nuk është ndonjë lajm për tu gëzuar vendimi i DASH, por sigurisht sot mendoj unë, njeriu i parë që duhet të mërzitet më shumë nuk është Berisha, por Rama.

Sot askush nga këta që merren me politikë nuk mund të jetë i gëzuar, aq më tepër Rama. Duhet të reflektojë thellë mendoj unë që kjo situatë të marrë fund një ditë.

Të gjithë ata që konsumojnë politikë me siguri duhet të qeshin sot shumë dhe duhet të thonë që sot nuk jemi gjë tjetër veçse shteti 52-të i Amerikës.

Ky është një vend që drejtohet nga guvernatori që aktualisht është Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.

Edhe Rama do të jetë pas njëfarë kohe non grata nga SHBA, dikush mund të thotë është i amnistuar, por hajt e mere vesh”, tha Çani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA "NON GRATA"/ Buzhala habit me deklaratën: Vendim për të afruar PD me PS
Previous article "GJIMSHITI, MES 5 MË TË MIRËVE NË EUROPË"/ Trajneri Reja: Bergamo e meriton një trofe prej… pandemisë

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT