• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA “NON GRATA”/ Buzhala habit me deklaratën: Vendim për të afruar PD me PS
Home
Politikë

BERISHA “NON GRATA”/ Buzhala habit me deklaratën: Vendim për të afruar PD me PS

19 May, 2021 F.autor Politikë

Për gazetarin Berat Buzhala vendimi i SHBA për të futur në listën e zezë ish kryeministrin Sali Berisha është politik.

Në një lidhje direkte për Radar Informativ me Jonida Shehun, Buzhala tha se nuk ka logjikë shpallja “non grata” e Berishës, ku ka tetë vite që ka dorëzuar pushtetin.

Sipas tij, ky vendim i papritur i SHBA ka të bëjë më shumë me faktin e afrimit të PD dhe PS, që duket se Berisha ka qenë gjithnjë kundër.

Pjesë nga biseda:

Jonida Shehu: Pse tani ky vendim?

Berat Buzhala: Arsyet e vërteta do ti mësojmë në shtator kur të krijohet qeveria e re. Unë këtë më shumë e shoh si tendencë amerikane për të afruar PD dhe PS. Efektet e saj janë politike. Isha duke kërkuar në google nëse shpallen kryeministra “non grata” pasi nuk janë më në pushtet. Është absurde një person që është larguar pas tetë vitesh shpallet ‘non grata’ për shpërdorim të fondeve. Është vendim politik që Lul Bashën ta afrojnë me PS.

Jonida Shehu: A po fillon një kapitull i ri në politikën shqiptare?

Berat Buzhala: Nuk e besoj që fillon vendosja e drejtësisë me një person që është 77 vjeç dhe është larguar nga pushteti tetë vite më parë. Deri sot nuk kam dëgjuar që dikush duhet penalizuar për retorikë. Nuk jam aspak i bindur që Berisha po penalizohet për korrupsion por për shkak të mos gatishmërisë së tij që e majta dhe e djathta të bëhen bashkë. Berisha është i fundit që ta stigmatizonte si anti amerikan apo që ka nxitur popullin shqiptar kundër Amerikës. Berisha mbahet mend për krijimin e raporteve të mira me Amerikën. Besoj që në moshën 77 vjeçare do e ketë të vështirë ta rikuperojë këtë dëm që i është shkaktuar. Një rikthim i republikanëve në pushtet gjërat përmbysen. Berisha do të ishte i penalizuar përjetësisht nëse do të akuzohej për lidhje me ISIS ai është penalizuar për shkak të Shqipërisë. Nuk po akuzohet si opozitar, por për kohën kur anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Nuk them që Berisha është i pastër për nga korrupsioni, por cili lider Ballkanin është i pastër? Por kush është Vuçiç që nuk është non grata, as Gruevski që është i arratisur dhe nuk është “non grata”.

Jonida Shehu: Cila është arsyeja e vërtetë?

Berat Buzhala: Unë mendoj se arsyeja e vërtetë është afrimi i PS dhe PD. Berisha nuk ka qenë shumë i sigurt se çfarë duhet të ndodhë me hierarkinë e PD. Berisha nuk është person që mund të injorohet lehtë. Heshtja e Berishë flet më shumë se kur flet Lul Basha. Më shumë flet heshtja e tij. Në spostimin e Berishës, e kuptoj që edhe Edi Rama mund ta ketë këtë një rol. Por  vetmja logjikë është çlirimi i PD dhe afrimi me PS. Korrupsioni nuk është logjik. Ai është i fundit në listën e të korruptuarve në Ballkan. Në Shqipëri ka më të korruptuar se Sali Berisha, edhe në Kosovë. Të akuzosh dikë për një tender të vitit 2012 edhe ligji i parashkruan. Berisha nuk është anti amerikan, roli historik i Berishës është pozitiv. Ka kontribuar për çështjen shqiptare. Në Kosovë ka një simpati të jashtëzakonshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Luanin për mbijetesë, dy ish-sulmuesit e Superiores protagonistë me gol në Azerbajxhan (VIDEO)
Previous article HABIT Arian Çani: Ne jemi kukulla në dorë të amerikanëve, Berishën po e ndëshkojnë se iu shkeli...

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT