• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI/ OBSH: Puna me orar të zgjatur rrit rrezikun e vdekjes
Home
Jetë

RAPORTI/ OBSH: Puna me orar të zgjatur rrit rrezikun e vdekjes

17 May, 2021 s.autor Jetë

Sipas një studimi të agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, puna me orar të zgjatur, më shumë se 55 orë në javë, rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrën dhe sulmi në tru.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) u publikua në kohën kur pandemia e COVID-19 po ndryshon mënyrën e të punuarit dhe po rrit mundësinë për të punuar me orë më të gjata.

Studimi i OBSH-ILO, botuar në revistën Environment International, është analiza e parë globale e rreziqeve për jetën dhe shëndetin që lidhen me orët e punës.

Hulumtimi nuk përqendrohet në pandeminë, por në vitet paraardhëse. Autorët studiuan të dhëna nga dhjetra studime që përfshinë qindra mijëra pjesëmarrës.

“Puna 55 orë ose më shumë në javë është një rrezik serioz për shëndetin”, tha Maria Neira, drejtoreshë e departamentit të mjedisit, ndryshimit të klimës dhe shëndetësisë të OBSH-së.

“Është koha që qeveritë, punëdhënësit dhe punonjësit të vetdijësohen se orët e gjata të punës mund të çojnë në vdekje të parakohshme”, tha ajo.

Studimi arriti në përfundimin se puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rritje prej 35 për qind të rrezikut nga pësimi i një goditjeje në tru, dhe një rritje prej 17 për qind të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me punën nga 35 në 40 orë.

Sipas OBSH-së dhe ILO-së në vitin 2016, vlerësohet se 398.000 njerëz vdiqën nga goditja në tru dhe 347.000 nga sëmundja e zemrës, pasi punuan të paktën 55 orë në javë.

Midis vitit 2000 dhe 2016, numri i vdekjeve për shkak të sëmundjeve të zemrës të lidhura me orët e gjata të punës u rrit me 42 për qind, ndërsa shifra për goditje në tru u rrit me 19 për qind.

Shumica e vdekjeve të regjistruara ishin midis njerëzve të moshës 60 deri 79 vjeç, të cilët kishin punuar 55 orë ose më shumë në javë kur ishin midis 45 dhe 74 vjeç.

“Pandemia COVID-19 ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e punës së shumë njerëzve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Puna online është bërë e zakonshme në shumë industri, shpesh duke turbulluar kufijtë midis shtëpisë dhe punës. Përveç kësaj, shumë biznese janë detyruar të zvogëlojnë ose të mbyllin operacionet për të kursyer para, dhe njerëzit që janë ende në listë pagash përfundojnë duke punuar më shumë”, thotë OBSH-ja./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOSSI I KRIPTOMONEDHAVE QË DYSHOHET SE FSHIHET NË SHQIPËRI/ Nuk veproi i vetëm, në kërkim dhe 3 persona
Previous article NGA DEKLARATAT NË STUDIO DERI TEK POSTIMET NË RRJETET SOCIALE/ Ja provat e Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT