• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIVORCOHEN PAS 27-VITEVE/ Pse u nda Bill Gates nga e shoqja dhe si do ndahet pasuria 130 miliard dollarë
Home
Jetë

DIVORCOHEN PAS 27-VITEVE/ Pse u nda Bill Gates nga e shoqja dhe si do ndahet pasuria 130 miliard dollarë

4 May, 2021 s.autor Jetë

Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar në mënyrë të papritur një ditë më parë, ndarjen e tyre.

Divorci pritet që të zyrtarizohet Brenda prillit të vitit të ardhshëm, por tashmë ata kanë dorëzuar letrat e divorcit dhe ndarja është e pakthyeshme.

Për momentin, nuk dihen shumë detaje nga ky divorc.

Sipas mediave amerikane, në fakt, Bill dhe Melinda kishin disa kohë që ishin ndarë dhe jetonin më vete, por vetëm një ditë më parë vendosën ta zyrtarizojnë atë.

Interesant është fakti se, edhe pse duhet të ndajnë një pasuri gjigante prej 130 miliardë dollarësh, çifti nuk ka një marrëveshje paramartesore.

Ata kanë vetëm një marrëveshje ndarjeje. Kjo do të thotë se pasuritë do të ndahen pas divorcit.

Për ndarjen e pasurisë ata mund të arrijnë një marrëveshje bashkë, ose gjithçka pastaj do të ndahet në gjykatë.

Bill dhe Melinda Gates, konsideroheshin si çifti më i pasur në botë, pas ndarjes së Jeff Bezos nga e shoqja.

Çifti ka fondacionin më të madh të bamirësisë në botë, ku Bill Gates ka kontribuar me të paktën 50 miliardë dollarë.

Ata kanë tre fëmijë, Jennifer, Rory dhe Phoebe, përkatësisht 25, 21 dhe 18 vjeç.

64-vjeçari dhe 56-vjeçarja u njohën në vitin 1987, pikërisht në vitin kur Bill Gates u bë miliarderi më i ri në botë në moshën 31-vjeçare.

Pasi Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda Gates njoftuan në një deklaratë të përbashkët se ata do të divorcohen pas 27 vitesh martesë, vajza e tyre Jennifer reagoi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje miq të mi të dashur. Deri më tani, shumica prej jush ndoshta keni dëgjuar lajmin e divorcit të prindërve të mi. Ishte një kohë sfiduese për të gjithë familjen tonë.

Unë ende jam duke mësuar të merrem me situatën dhe emocionet e mia dhe familjen time në këtë situatë të re.

Unë nuk do të komentoj mbi temën e divorcit të prindërve të mi në të ardhmen, por dua t’ju falënderoj për të gjitha fjalët e mira dhe dua t’ju them se fjalët tuaja të mbështetjes kanë shumë vlerë për mua.

Faleminderit që kuptuat dëshirën tonë për privatësi ndërsa kalojmë në fazën tjetër të jetës sonë,” shkroi Jennifer në story-n e saj në Instagram.

Çifti u martua në 1994 në një ceremoni të vogël dhe intime në Hawaii, dhe Melinda u largua nga Microsoft dy vjet më vonë për t’iu përkushtuar familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI NË PUSIN E NAFTËS/ Arrestohet shefi i sigurimit teknik në Mallakastër
Previous article "HUMBËSIT FOKUSOHEN TEK FITUESIT"/ Reagon Rama: Ftesa jonë për bashkëpunim është e hapur...

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT