Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se në 25 prill, përplasen 2 botë, ajo e paramilitarëve që është e PD dhe e patronazhistëve që dinë çdo hall të shqiptarëve, që i përket PS-së.
“Më mirë patronazhisht, se paramilitarë të Ilir Metës dhe Saliut që i marrin jetën. Ne jemi bota e patronazhistëve, e atyre që dinë çdo hallë e nevojë, atyre që Trokasin derë më derë, se ne jemi PS, por ka edhe një botë tjetër, është bora e paramilitarëve, është e xhamave të errët, e atyre që bllokuan Rinasin, e atyre që kanë bllokuar çdo rrugë, është e atyre që bëjnë zhurmë me makina, e viteve ’90, një botë komplet tjetër, që nuk ka lidhje me Europën, një botë që siç thanë SHBA-BE është e shkuar, përplasen 2 botë, kush voton PD-LSI bën një tradhti familjare, se të votosh për ata që bllokojnë rrugën, shkollat, vaksinat, rindërtimit, do të thotë se po voton kundër familjes tënde. Më mirë të shkrihet LSI se të digjet Shqipëria. Saliu ka kapur moshën e Enverit dhe ka kapur Shqipërinë”, tha Veliaj.


