• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMA: Johnson&Johnson duhet të shtojë edhe paralajmërimin për “mpiksje shumë të rrallë të gjakut”
Home
Nderkombetare

EMA: Johnson&Johnson duhet të shtojë edhe paralajmërimin për “mpiksje shumë të rrallë të gjakut”

20 April, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit duhet t’i shtohet paralajmërimi për “mpiksje shumë të rrallë të gjakut”. Rregullatori evropian i barnave tha të martën se ekziston një “lidhje e mundshme” midis vaksinës dhe mpiksjeve të pazakonshme të gjakut, të raportuara te disa njerëz, pas vaksinimit. EMA, megjithatë, konstatoi se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet. Agjencia doli me komente pasi analizoi tetë rastet e mpiksjes së gjakut, të zbuluara në SHBA.

SHBA-ja ka administruar mbi shtatë milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson, përpara se ta pezullonte përdorimin e saj, rreth dy javë më parë. Është raportuar se tetë rastet ku është shfaqur mpiksja e gjakut, kanë qenë gra të moshës 18 deri në 48 vjeç. Një prej tyre ka vdekur. Administrata për Ushqim dhe Barna e SHBA-së pritet të dalë këtë javë me vendimin final për vaksinën.

Rregullatorët shëndetësorë në SHBA e kanë miratuar përdorimin e saj në fund të shkurtit. Kjo vaksinë kundër koronavirusit, ndryshe nga të tjerat që janë prodhuar në Perëndim, jepet në një dozë të vetme. Atë e prodhon firma belge Janssen dhe efektiviteti i saj thuhet se arrin në 66 për qind. Dy vaksinat që përdor aktualisht SHBA-ja, janë: Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Dy të fundit, plus AstraZeneca, përdoren edhe në Bashkimin Evropian. AstraZeneca është përcjellë po ashtu me raporte se shkakton mpiksje gjaku. EMA ka kërkuar që edhe kjo vaksinë të ketë paralajmërimin për mpiksje të rrallë gjaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ “Zhduken” 5 minorenë shqiptarë në Angli, ja EMRAT dhe DETAJET
Previous article REAGON PËR EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Presidenti Perez: Nëse nuk përfitojmë ne, futbolli mbaron

F.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT