• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ “Zhduken” 5 minorenë shqiptarë në Angli, ja EMRAT dhe DETAJET
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ “Zhduken” 5 minorenë shqiptarë në Angli, ja EMRAT dhe DETAJET

20 April, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia angleze publikoi fotot e disa minorenëve shqiptarë të cilët konsiderohen si të “zhdukur”.

Bëhet fjalë për disa djem të moshës 15 deri 17 vjeç të cilët pasi kanë mbërritur në Angli të pa shoqëruar nga prindërit dhe janë mbajtur në qendrat sociale, nga të cilat janë larguar pa njoftuar.

Sipas legjislacionit dhe rregullave të shërbimit social anglez ata konsiderohen të humbur dhe është detyra e policisë të nisë kërkimet.

Në fakt më shumë se sa një “zhdukje” bëhet fjalë për fshehjen e tyre në komunitetin shqiptar në Angli për t’i shpëtuar dëbimit.

Ligjet angleze të emigracionit parashikojnë mos dëbim të fëmijëve azil kërkues deri kur ata mbërrin moshën 18 vjeç.

Duke e ditur se kur mbushet kjo moshë ata rrezikojnë mos fitimin e azilit detyrohen të largohen nga qendrat sociale ku akomodohen.

Top Channel raporton se gjatë këtyre muajve të 2021, janë raportuar si të zhdukur pesë minorenë shqiptarë.

Ata janë:

1-Arben Axhami vjeç 17,   larguar nga Coventry, West Midlands më datë 10/03/2021

2-Denis Marku vjeç 17, larguar nga Harrow, London më datë 17/03/2021

3-Besmir Domi vjeç 16 , larguar nga Luton, Bedfordshire më datë 11/02/2021

4-Artur Krasniqi vjeç 16, larguar nga  Luton, Bedfordshire më datë 18/02/2021

5-Drilon Murati vjeç 16, larguar nga Edgware, London më 24/01/2021

Besohet se këto raste janë vetëm maja e ajsbergut pasi ka shumë minoren që mbërrijnë në Angli dhe nuk i drejtohen shërbimeve sociale.

Fenomeni më shqetësues i kësaj histori është se këta minorenë për të paguar borxhet e vajtjes në Angli që variojnë deri në 13.000 stërlina detyrohen të përfshihen si kopshtarë në ato që njihen si “shtëpitë e barit”,  ku rritet kanabis.

Të tilla sipërmarrje sipas policisë angleze organizohen nga krimi i organizuar shqiptar.

Këto pesë raste demonstrojnë po ashtu se paçka shtimit të kontrolleve në pikat kufitare në Shqipëri, prindërit mundet të largohen me fëmijët e tyre në drejtim të Evropës dhe kthehen pa ata të cilët më pas paguajnë për t’u trafikuar në Angli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ PS miting përmbyllës në "Elbasan Arena". Mbështetësit nuk i nxë stadiumi, vendosen monitorë të për ata që e ndjekin nga jashtë
Previous article EMA: Johnson&Johnson duhet të shtojë edhe paralajmërimin për “mpiksje shumë të rrallë të gjakut”

F.autor

Postime të ngjashme

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT