Ukraina duket e frikësuar nga Vladimir Putin, teksa së fundmi pretendon se mbi 100 mijë trupa ruse do të vendosen në kufijtë e saj deri në fund të muajit, të gatshëm për të pushtuar.
Një raport i qeverisë ukrainase, i siguruar nga “Daily Mail” thekson se Kremlini do të vendosë deri në 30,000 ushtarë shtesë, të shoqëruar nga më shumë tanke dhe sisteme raketa, në mbështetje të 80,000 trupave ruse tashmë në pritje të urdhrave për të përparuar.
Shifrat bazohen në përgjime të inteligjencës dhe fotografi satelitore, ndërsa trupat dhe pajisjet kalojnë qindra-milje në të gjithë Rusinë për t’u grumbulluar rreth fqinjit të saj.
Moska pretendon se nuk ka në plan të pushtojë dhe thjesht po kryen stërvitje ushtarake, por Kievi shqetësohet se Kremlini mund të vendosë raketa bërthamore në Krime, gadishullin e aneksuar me forcë në 2014-n
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës paralajmëroi një takim të liderëve të NATO-s dje dhe tha se: “Rusia mund të përgatitej për të lëvizur ‘kokat bërthamore’ në Krime”, gadishullin e Detit të Zi që ajo mori nga Ukraina në 2014, një veprim jashtëzakonisht provokues që do ta tërhiqte rajonin më afër luftës së gjithanshme.
Kjo vjen pavarësisht thirrjeve të Joe Biden në drejtim të Putinit për normalizimin e situatës, së bashku me një ofertë të një samiti midis palëve.


