• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Pse Rama beson se mund të “flirtojë” me Bashën? Ja si përgjigjen Peza, Veliu, Zheji dhe avokat Ngjela
Home
Zgjedhjet 2021

DEBATI/ Pse Rama beson se mund të “flirtojë” me Bashën? Ja si përgjigjen Peza, Veliu, Zheji dhe avokat Ngjela

15 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News është komentuar festa publike e kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Rama tha se kushti për këtë bashkëpunim ishte distancimi i Bashës nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në lidhje me këtë çështje folën analisti Alfred Peza, gazetari Muhamet Veliu, analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela.

Pse Rama beson se mund të flirtojë me Bashën?

Peza: Nuk është çështje besimi. Lidershipi i mazhorancës apo opozitës nuk e zgjedhin dot njeri-tjetrin, por Rama mund të hedhë dorën e bashkëpunimit për të kërkuar pika që i afrojnë dhe bashkojnë për të mirën e Shqipërisë. Në këtë situatë faktin që Basha mund të ketë premisa për të qenë një lider bashkëpunues për të mirë të reformave i ofrohet kjo mundësi të shkëputet nga ata që e kanë marrë,  pa bashkëpunim e dëshmon që nuk e bën dot këtë.

Veliu: Ka një lloj zbutje të retorikës kur vjen puna nga Rama në adresë të Bashës kjo për faktin se në të shkuarën ishte Rama dhe Basha që u ulën kokë më kokë dhe arritën në marrëveshje. Rama shikon te Basha një njeri të qytetëruar që mund të arrihet një marrëveshje. Por nuk kanë munguar dozat e forta të ironisë nga Rama për Bashën. Ditët e fundit është duke e krahasuar me Rrapush Xhaferrin.

Zheji: Mendoj që bën pjesë në shkallën e tretë të trishtimit të mazhorancës.

Shkalla e parë kishte të bënte me sondazhet që e detyronin Ramën të përdorte një gjuhë negativiste ndaj Bashës dhe opozitës duke e demonizuar opozitën në bllok dhe duke kërcënuar shqiptarët që po ika unë këta që do vijnë do jenë më keq.

Shkalla e dytë është përjashtimi nga antagonizmi i figurës së Bashës dhe rikuperimi i një dueli imagjinar me Berishën dhe Metën.

Shkalla e tretë është diversioni, sondazhet e japin në rënie Ramën dhe do të krijojë atë që bëri në 2017, iluzionin se në një moment ata do të bëjnë një koalicion të madh për stabilitetin e Shqipërisë. Jemi në përshkallëzim trishtimi dhe kërkesë për një rrugëdalje.

Ngjela: Nuk e keni dëgjuar me vëmendje. Nuk është ftesë, por është me kusht. Bëjmë kompromis, por do largohesh nga Berisha dhe Meta. Politika është kjo pjesa e dytë, largimi i Saliut. Po të ishte larguar Saliu, Rama do kishte rënë 4 vite para. Ramën e mban Berisha dhe Rama iu tregon të tjerëve që Berisha është atje.

Atje ka një konvergjencë dhe bashkim mendimi. Lidershipin e PD nuk e pranon politika amerikane. Këtu fillon loja. Rama ka minimumi 5 vjet që mban Saliun, e mban Rama.

Ne nuk e dimë se si do dalin zgjedhjet por ata (PD) pikët i kanë të ulëta, nuk ka mundësi të fitojë. Rama në garën mes Selamit dhe Bashës ishte me Bashën, mund të ketë paguar edhe para që të ketë dalë Basha.

Ky është një vend ku ndeshen konflikti ruso-amerikan. Minimumi 80 % e korrupsionit shqiptar është me Moskën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI SEKRET/ Putin do dërgojë 100 mijë trupa dhe mbi 7 mijë tanke në kufirin ukrainas
Previous article "DREJTËSIA ËSHTË THEMELI..."/ Kandidatja për Elbasanin, Albana Hana: Mandati i tretë i PS, për të përfunduar reformat e nisura

F.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT