• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP LAJMIN E MIRË PËR VAKSINËN KINEZE/ Skënder Brataj: Efektive ndaj variantit brazilian të Covid-19, ja rezultatet e studimit
Home
Sociale

JEP LAJMIN E MIRË PËR VAKSINËN KINEZE/ Skënder Brataj: Efektive ndaj variantit brazilian të Covid-19, ja rezultatet e studimit

8 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep lajme të mira mbi vaksinën kineze CoronaVac. Përmes një postimi në “Facebook”, referuar një studimi të fundit në Brazil, Brataj thekson se CoronaVac është efektiv kundër variantit brazilian të koronavirusit.

“Në analizën e ndërmjetme, efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit. Një rëndësi të veçantë mer fakti që kjo përqindje është vetëm pas dozës e parë!”, thuhet në studim, cituar nga mjeku.

Postimi i plotë i Bratajt:

Si çdo virus, baktere, parazit apo sëmundje edhe ti SarsCov 2, nuk na mund dot!
Lajme të mira mbi vaksinën CoronaVac!
Studimi i fundit në Brazil!
CoronaVac është efektiv kundër variantit brazilian të Covid-19 P.1.
Studimi u krye me 67.7 mijë punonjës shëndetësorë në qytetin e Manaus
Postuar më 07/04/2021.
Nga Elaine Patricia Cruz – Agência Brasil – São Paulo
Vaksina CoronaVac, është një imunizues i prodhuar nga Instituti Butantan dhe kompania farmaceutike kineze Sinovac. Ajo është 50% efikase kundër variantit P.1 të Covid-19, varianti brazilian, i cili u shfaq në qytetin e Manaus në vitin 2020 dhe që tashmë mbizotëron në disa shtete të Brazilit. Efikasiteti në parandalimin e sëmundjes u konfirmua 14 ditë pas aplikimit të dozës së parë.
Studimi u krye me 67,718 punonjës shëndetësorë në Manaus dhe u botua nga grupi Vebra Covid-19, i cili bashkon studiues nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, departamentet e shëndetit shtetëror të Amazonas të São Paulo dhe departamentet komunale të Shëndetësisë në Manaus dhe San Paolo, të mbështetura nga Organizata Shëndetësore Panamerikane (OPS).
Kërkimet ende nuk e kanë vlerësuar efektivitetin pas aplikimit të dozës së dytë, e cila do të dali në javët e ardhshme. Në analizën e ndërmjetme, efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit. Një rëndësi të veçantë mer fakti që kjo përqindje është vetëm pas dozës e parë!
Këto rezultate janë shumë inkurajuese sepse CoronaVac mbetet efektive në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes simptomatike në një skenar me një prevalencë mbi 50% të variantit brazilian P.1, thekson studimi. Këto zbulime mbështesin përdorimin e vazhdueshëm të kësaj vaksine në Brazil dhe vende të tjera me të njëjtin variant qarkullues, thanë studiuesit.
Për drejtorin e Institutit Butantan, Dimas Covas, studimi në terren po tregon efikasitetin e vaksinës, si dhe efikasiteti i saj është përcaktuar nga provat klinike.
Nëse pas dozës së parë efektiviteti është 50%, pritet që pas dozës së dytë kjo përqindje të rritet ndjeshëm, tha Covas. Ai citoi një studim tjetër, të bërë në Kili, ku CoronaVac po soministrohet për popullatën. Deri tani është demostruar një ulje e shtrimeve në spital dhe vdekjeve të personave mbi moshën 70 vjeç.
CoronaVac është një vaksinë e përbërë nga viruse të inaktivuar, që do të thotë se përmban të gjitha pjesët e virusit. Kjo mund të gjenerojë një përgjigje imune më të plotë sesa vaksinat e tjera që përdorin vetëm një pjesë të proteinës Spike (proteina e përdorur nga koronavirusi për të hyrë në qeliza). Vaksina aplikohet në dy doza, me një interval prej 14 deri në 28 ditë.
https://agenciabrasil.ebc.com.br
Dr. Skender Brataj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Rama LIVE, takim me të rinjtë në Gjirokastër
Previous article ULET AVIONI I PARË NË RINAS PAS 24 ORË NDËRPRERJE/ Mbërrijnë vaksinat anti-COVID

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT