Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë e Gjirokastrës, tregoi arsyet se përse nuk duhet ndalur puna dhe të vazhdohet përpara me Partinë Socialiste në krye. Ai tha se mandati i dytë qeverisës është përballur me shumë sfida, siç ishin pandemia dhe tërmeti, por sipas tij, Shqipëria po del triumfuese në to. Ai tha gjithashtu, se investimet në turizëm, agroturizëm, në hidrocentrale dhe aeroporte do të rrisin shumë nivelin e punësisë në vend dhe standardin e jetesës.


