• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PEZULLIMI I FLUTURIMVE/ Peleshi: U kërcënua siguria kombëtare, po cenohet stërvitja “Defender 21” SHBA-NATO
Home
Politikë

PEZULLIMI I FLUTURIMVE/ Peleshi: U kërcënua siguria kombëtare, po cenohet stërvitja “Defender 21” SHBA-NATO

8 April, 2021 Delo.autor Politikë

Ditën e djeshme u vu në rrezik siguria kombëtare me atë që ndodhi në Rinas. Deklaratën e ka bërë mëngjesin e sotëm ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Gjatë një interviste për emisionin “7 pa 5” Peleshi tha se ushtria është në aeroport për të garantuar sigurinë.

“Ne jemi aty, jemi pjesë integrale, garantojmë ruajtjen e perimetrit të tij, ka një të vërtetë që vigjilenca është rritur, është shtuar sepse aeroporti është cenuar në funksionalitetin e tij nga greva e kontrollorëve, që kanë pretendimet e tyre. Është e papranueshme që pretendimet të cenojnë funksionalitetin e aeroportit tonë të vetëm. Kjo është arsyeja pse ju patë dje Forcat tona të Armatosura që shtuan kontrollin në Rinas. Ka disa licencime specifike për kontrollorët speicifikë që ushtria nuk i ka dhe nuk bëhet fjalë për marrjen e kontrollit të kullës nga ushtria, por thjesht për ruajtjen e tij në një moment ku përbëhet kërcënim për sigurinë kombëtare. Dje duhet të kishte mbërritur një kontigjent i rëndësishëm vaksinash, ka edhe emergjenca të tjera që shkaktohen, ka edhe problematika të tjera, ne jemi anëtarë të NATO”, deklaroi Peleshi!

Ai u shpreh se edhe stërvitja ushtarake “Defender 21” vihet në rrezik me këtë që ndodhi.

“Aeroporti i Rinasit është e vetmja portë nga ku do të dislokohen trupat në kuadër të stërvitjes “Defender 21”. Do të jetë një stërvitje më e madhja e këtij lloji dhe duhet të dalë me sukses. Synojmë të jetë një stërvitje peridoke që na jep ne një rol strategjik. Kjo stërvitje po pritet me shumë gëzim. Roli ynë në Ballkan është i padiskutueshëm si një vend që ndikon përmes prezencës së shqiptarëve në shumë shtete, por edhe pozicionin tonë. Perëndimi është fjala që duhet të na orientojë dhe kjo stërvitje ka rol në këtë drejtim. Cenimi i stërvitjes është i papranueshëm. Patëm kontakte me vendet anëtare të NATO, i kemi garantuar se do të bëjmë gjithçka për të rifilluar punën në aeroport dhe të mos cenojmë këtë mision”, tha ndër të tjera Peleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë!
Previous article PEZULLIMI I FLUTURIMEVE/ Kontrollorja e Rinasit: S’jemi në grevë, thjesht kemi shpallur paaftësi se jemi stresuar që na ulën rrogën

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT