• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PEZULLIMI I FLUTURIMEVE/ Kontrollorja e Rinasit: S’jemi në grevë, thjesht kemi shpallur paaftësi se jemi stresuar që na ulën rrogën
Home
Sociale

PEZULLIMI I FLUTURIMEVE/ Kontrollorja e Rinasit: S’jemi në grevë, thjesht kemi shpallur paaftësi se jemi stresuar që na ulën rrogën

8 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Flora Ndreca, kontrollore e trafikut ajror të AlbControl që prej vitit 2002, thotë se ata nuk janë në grevë urie, pasi kjo nuk u lejohet me Kod Pune, por po bëjnë paaftësi të përkohshme për shkak të gjendjes së stresit.

Ajo tregoi më tej se shkak për situatën e krijuar paraditen e kësaj të mërkure kishte qenë fakti se kërkesa e 5 kontrollorëve për të marrë disa ditë pushimi për shkak të gjendjes së stresit dhe lodhjes nuk ishte pranuar nga eprorët e tyre që i kishin pushuar nga puna.

Kjo sipas kontrollores kishte sjellë edhe solidarizimin e kolegëve të tjerë, që këtë të mërkurën vendosën të shpallin gjendje të paaftësisë së përkohshme duke paralizuar lëvizjen ajrore.

Ju keni vendosur grevë apo thjeshtë nuk jeni paraqitur në detyrë?

Absolutisht nuk duhet të përdoret fjala grevë, sepse neve greva nuk na lejohet në bazë të Kodit të Punës. Ne po bëjmë paaftësi të përkohshme.

Ju, infermierët mjekët, punonjësi te bukës, punonjësit e ujit nuk mund të bëjnë grevë. Po çfarë ka ndodhur?

Jemi përpara faktit të paaftësisë së përkohshme, që do të thotë kontrollorët e trafikut ajror e ndjenjë veten të stresuar, nuk mund të sigurojmë që ne jemi në gjendje të ofrojmë një shërbim në gjendjen që jemi.

Po stresi sot ju zuri, 78 kontrollorë brenda ditës?

Jo ju lutem. Stresi jonë ka filluar që para një viti, ku ne jemi munduar të ulemi të bëjmë dialog social me kompaninë.

Ju keni të drejtën tuaj që i takon si kontrollor ajror, që nëse keni probleme shëndetësore edhe pa u konsultuar tek mjeku, nëse jeni të stresuar nëse nuk ndjeheni mirë, mund të mos paraqiteni në punë.

Jo unë mund të paraqitem në punë dhe të them nuk mundem të operoj, ulem, por nuk ulem në frekuencë, pra nuk ofroj shërbim, Skema e kompetencës e thotë shumë qartë, nëse unë ulem në gjendje të stresuar, nëse mua më mungon përqendrimi në kufje, para radarit, unë atëherë gjobitem me një gjobë prej afro 2 milionë të vjetra. Pra unë kam zbatuar ligjin dhe kolegët e mi të cilën ndjehen në të njëjtën gjendje.

Pra nuk jeni në grevë, thjeshtë ndiheni të stresuar. Sa mund t’ju zgjasë stresi?

Stresi në këto momente, ne vetëm po na shtohet, për këtë ju siguroj.

Domethënë sa më shumë shtohet stresi juaj, nuk fluturojnë dot njerëzit.

Jo nuk është ashtu.

Ju thatë që jeni të stresuar, 78 kontrollorë ajrorë që ka Shqipëria që duhet të punojnë me turne nga 14-15 veta mos gaboj, janë të gjithë në gjendje stresi dhe ulen të punojnë. Pra nuk është grevë.

Nuk është kështu realisht. Po ju shpjegoj çfarë ka ndodhur dje. Unë bashkë me stafin tim ishim 6 veta në turn bashkë me supervizorin që menaxhon turnin. 5 nga ne u ndjemë të stresuar, nuk u ndjemë mirë, të pagjumë dhe vendosëm ta mbanim trafikun deri në fund të ditës dhe në fund të turnit që përkonte me orën 2 të drekës të plotësonim formular që përmban skema e kompetencës ku ne jemi të paaftë për të vepruar përkohësisht.

Ngaqë ishit të stresuar.

Po. Unë personalisht kam kërkuar 3-4 ditë periudhë relaksi. Në momentin që mbaruam turnin, supervizori dorëzon këto formularë tek eprori jonë. Nisemi për në shtëpi, marrim telefonatë nga drejtori operacional, eprorët tanë na thonë kthehuni. Kthehemi dhe gjendemi para faktit të një le të themi zgjidhjes së kontratës së punës.

Si zgjidhje të kontratës së punës, pse?

Nuk kishte një arsye, personalisht refuzova ta firmos, duke qenë që nuk më dha një arsye përse. Kjo ishte një nga faktet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEZULLIMI I FLUTURIMVE/ Peleshi: U kërcënua siguria kombëtare, po cenohet stërvitja "Defender 21" SHBA-NATO
Previous article PEZULLIMI I FLUTURIMEVE/ Kontrollori kamikaz, që ka marrë peng Aeroportin e Rinasit: Ju kam mbajtur by**ën në ajër 23 vjet (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT