• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PEZULLIMI I FLUTURIMEVE/ Kontrollori kamikaz, që ka marrë peng Aeroportin e Rinasit: Ju kam mbajtur by**ën në ajër 23 vjet (VIDEO)
Home
Sociale

PEZULLIMI I FLUTURIMEVE/ Kontrollori kamikaz, që ka marrë peng Aeroportin e Rinasit: Ju kam mbajtur by**ën në ajër 23 vjet (VIDEO)

8 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një prej kontrollorëve të trafikut ajror, Andel Trebicka, është përfshirë në një debat me analistin Baton Haxhiu gjatë emisionit “Opinion”.

Trebicka tha se ka 23 vjet që punon në këtë profesion dhe ka mbajtur avionë që janë rrëzuar, ato që kanë pasur emergjencë hidraulike, por edhe terrorizëm.

Këtë stres ai deklaroi se e ka çuar tek familjarët në shtëpinë e tij.

Në një moment, kontrollori iu drejtua Haxhiut dhe tha se “23 vjet që unë ta mbaj bythën tënde në ajër të sigurt e ti më del dhe më thua ça je ti”?

Ndërkohë nga ana tjetër, Haxhiu i bëri thirrje kontrollorit që të bëjë kujdes me fjalorin.

Ai u shpreh se kontrollorët i kanë bërë shantazh shtetit me bllokimin e punës.

Andel Tebicka: Zoti Baton Haxhiu tha pak më parë kush janë këta. Unë them kush është ky Baton Haxhiu. E di kush jam unë? 23 vjet si Andel Trebicka këtu si kontrollor unë kam mbajtur këtu avionë që janë rrëzuar, avionë që kanë pasur emergjencë hidraulike, emergjencë në motor, kanë pasur terrorizëm në bord, kanë pasur lloj-lloj emergjence, 23 vjet i kam përballuar këtë dhe këtë stres e kam çuar në shtëpinë time dhe na del e na arrestoni të gjithëve. Ça jeni ju? Erdogani jeni ju që dilni e arrestoni njerëz? 23 vjet që unë ta mbaj bythën tënde në ajër të sigurt e ti më del dhe më thua ça je ti?

Baton Haxhiu: E para unë nuk merrem me nervozen tënde për arsye se nuk guxon në diskutim publik me fol asi fjalori. Atë bëje me kolegët e tu e jo në studio. Të kesh kujdes me fjalorin. E para e punës. E dyta unë nuk thashë që ju nuk duhet të protestoni e as të grevisni, por duhet një gradacion i grevës për arsye se ka raste plot në botë që e bëjnë por jo kështu në mënyrë radikale për arsye se ajo pjesa ku ju e ndërtoni rregullin e gjitha fluturimeve e ka një ndërgjegje njerëzore.

Andel Tebicka: Me të arrestuar ty një shok 23 vjet që e ke në krah ça do bësh ti?

Baton Haxhiu: E di sa njerëz arrestohen dhe protesta vazhdon zotëri? Nuk guxoni me lënë shtetin në mjegull. Nuk guxoni me fik dritat dhe fikja e dritave është shantazh. Ju duhet të vazhdoni grevën por edhe të punoni?

Andel Tebicka: Kjo s’ka logjikë?

Baton Haxhiu: Pse s’ka logjikë?

Andel Tebicka: E para nuk është grevë njëherë. 80% e kontrollorëve e kanë kaluar Covid-in aty në këmbë. Nuk ka marrë asnjë masë njeri, nuk është kujdesur njeri.

Baton Haxhiu: Në rregull, e para e punës, e rëndësishme do ishte që të prisnit dy javë dhe të mos e politizonit situatën. E dini se çfarë përgjegjësie po merrni. Po merrni të politizoni një çështje dhe një shoqëri. Duhet të prisnit dy javë ditë dhe jo të bënit këtë gjë. Kjo është e pandershme.

Andel Tebicka: Ma jep zgjidhje?

Baton Haxhiu: Rri me datë 26-27 vijmë dhe ne bashkohemi atje. Rrinë dhe disa prej jush vazhdojnë fluturimet. Kaq.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEZULLIMI I FLUTURIMEVE/ Kontrollorja e Rinasit: S’jemi në grevë, thjesht kemi shpallur paaftësi se jemi stresuar që na ulën rrogën
Previous article RESHJE DËBORE NË AKSIN E LLOGARASË/ Qarkullimi vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT