• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREZANTON KANDIDATIN PLARENT NDRECA/ Veliaj: Astiri, një qytet më vete, po i shtohen shërbimet dita ditës
Home
Politikë

PREZANTON KANDIDATIN PLARENT NDRECA/ Veliaj: Astiri, një qytet më vete, po i shtohen shërbimet dita ditës

4 April, 2021 s.autor Politikë

Nga Lagjja 14, e njohur ndryshe si “Astiri” kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi kandidatin për deputet Plarent Ndreca, numri 20 në listën e Partisë Socialiste për Tiranën.

“Asiri” është një lagje e re me një numër prej 85-90 mijë banorësh që shtohen çdo ditë, bashkë me investimet si nga qeveria, ashtu edhe nga Bashkia e Tiranës, për të sjellë shërbimet e nevojshme sa më pranë.

Kandidati Ndreca tha se ai vetë ka ardhur nga Rubiku në Tiranë me studime, ashtu siç kanë ardhur shumë të rinj që jetojnë te “Astiri”, të cilin e cilësoi si një qytet më vete që të jep plot mundësi.

“Astiri është një qytet mundësish, është mundësi për ju, është mundësi për të bërë gjëra të bukura, është mundësi për të treguar ndryshimin. Siç u tha, me të drejtë ndërsa në Bllok është pak më e vështirë për t’u kuptuar dallimi, këtu në Astir ne e kemi mundësinë për të bërë një dallim së bashku. Nëse nesër unë do jem në parlament, unë do jem një zë shtesë. Unë do jem një presion i vazhdueshëm si për pushtetin lokal, por edhe për pushtetin qendror, që ritmet e investimeve të jenë më të forta dhe gjithë investimet që ka filluar bashkia me shkollat që do prodhojnë një reaksion zinxhir”, nënvizoi Ndreca.

Kandidati u premtoi banorëve se “bashkë do bëjmë një histori suksesi si në rezultatin e PS në lagje, por edhe zhvillimin e kësaj zone, e cila do marrë një hov të fortë dhe do kemi një lagje krejt tjetër pas 4 vitesh”.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj e krahasoi Astirin me një “Vezë surprizash”, që gjithmonë sheh një investim të ri, por theksoi se nuk do i falë kurrë kundërshtarët për “kohën e vjedhur”

“Do fillojmë shumë shpejt me 3 shkolla, 2 në një anë të Lanës, 1 në anën tjetër. Herën e fundit që isha, u hap qendra shëndetësore, pastaj filloi vaksinimi. Kolegët e bashkisë po shihnin bulevardin e ri “Migjeni”, ku ne do vëmë edhe qendrat mobile, qendrat e votimit, për t’u siguruar që kemi edhe aty një hapësirë publike ku mund të përdoret për ditën e votimeve. Unë nuk i mbaj mëri njerëzve në përgjithësi, por një gjë që e kam peng kur vjen puna te kundërshtarët tanë, është vjedhja e kohës. 3 vjet u vodh koha, e cila është e parikuperueshme”, pohoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DROGË DHE ARMË ZJARRI/ Policia godet grupin kriminal në Krujë, pranga dy vëllezërve
Previous article TAKIM ME BANORËT NË PAPËR/ Balla: Rama e ka kthyer Shqipërinë në faktor të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor

s.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT