• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË DHE ARMË ZJARRI/ Policia godet grupin kriminal në Krujë, pranga dy vëllezërve
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË DHE ARMË ZJARRI/ Policia godet grupin kriminal në Krujë, pranga dy vëllezërve

4 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Krujës vijon kontrollet e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë një aksioni të fundit, blutë e Krujës kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia ka sekuestruar një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri, ndërsa ka vënë në pranga tre persona.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në pyllin e Krastës, ku janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. B., 20 vjeç, E. G., 29 vjeç dhe K. G., 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Krastë”, qyteti Krujë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në banesën e shtetasve E. G. dhe K. G (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MA ZBUKURON ÇDO DITË..."/ Fatma surprizon Alfion vetëm me një shënim që i ka lënë tek makina (FOTO)
Previous article PREZANTON KANDIDATIN PLARENT NDRECA/ Veliaj: Astiri, një qytet më vete, po i shtohen shërbimet dita ditës

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT