• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 8-VITEVE MË PARË NGA BABË E BIR/ I penduari rrëfen krimin tronditës: Qëlloi Eglantinën në fytyrë dhe.. (DETAJET)
Home
Breaking News

VRASJA E 8-VITEVE MË PARË NGA BABË E BIR/ I penduari rrëfen krimin tronditës: Qëlloi Eglantinën në fytyrë dhe.. (DETAJET)

27 March, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Faik e Shkëlzen Buci, babë e bir do të përballen me drejtësinë për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të vajzës dhe motrës së tyre, Eglantina Buci. Dosja ka mbërritur në gjykatë dhe pritet që së shpejti të nisë gjykimi. Eshtrat e së resë u gjetën nga një gjahtar me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.

Për gjashtë vite, dosja penale mbeti e pezulluar derisa në 2018, Miklar Tola, një ish-mik i Shkëlzen Bucit, i arrestuar bashkë me të për një vrasje në tentativë, vendosi të rrëfehej për hetuesit. I penduari i drejtësisë i tha policisë se Eglantina Bucin e vrau i vëllai Shkëlzeni. Ai e dërgoi grupin e hetimit në vendin e vrasjes së vajzës dhe iu shpjegoi me detaje itinerarin e ndjekur natën e krimit tronditës, si dhe arsyen se përse babë e bir ekzekutuan vajzën e shtëpisë.

Bashkëpunëtori i drejtësisë akuzoi babain e vajzës Faikun se organizoi vrasjen, për sa kohë e bijë kishte ndarë të fejuarin dhe ishte larguar nga shtëpia me një djalë që donte, duke marrë prej andej është një shumë të konsiderueshme parash.

Eglantina kishte refuzuar çdo kontakt me familjen, madje Tola thotë se Faik Buci debatonte me të vëllain Bashkimin se përse e mbante Eglantinën në shtëpi. Pas shumë përpjekjesh e debatesh, Faik e Shkëlzen Buci vendosën ta takonin vajzën dhe të fejuarin e saj. Në momentin kur u duk sikur gjërat mes tyre u sheshuan, ata organizuan vrasjes.

Shkëlzen Buci i kërkoi Miklar Tolës që të afrohej me Eglantinën, pra të krijonte një lidhje me të. Pas disa takimesh, ai e mori Eglantinën dhe Miklarin dhe me makinën e këtij të fundit u nis drejt Dajtit. I penduari thotë se Eglantina e kuptoi se i vëllai do ta vriste, pasi iu drejtua Shkëlzenit me fjalët: “çfarë duam këtej, ku po na çon”. Ai iu përgjigj: “Do të kthehemi kur të më thuash, përse ike dhe na turpërove?”

“Ajo mu lut mua, që të flisja me Shkëlzenin, por ai s’më dëgjoi. Ai e ndaloi makinën dhe e qëlloi Eglantinën me armë në fytyrë, ndërsa ajo thërriste ndihmë”, rrëfen i penduari. Miklar Tola shprehet se nuk foli për disa kohë, pasi Faik e Shkëlzën Buci e kërcënuan dhe ndihej i frikësuar për jetën. “Këtë që pe sot fshihej nga kujtesa, kur iku një mos bëhen dy, se ke familje”, i tha atij Shkëlzen Buci. Ndërsa Faik Buci e kërcënoi me fjalët: “se mos të merr koka erë, se ke çunin për të rritur”.

Miklar Tola vendosi të fliste teksa ndodhej në burg duke vuajtur dënimin për vrasje në tentativë të kryer në bashkëpunim me Shkëlzen Bucin./BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ZGJODHA ANGLINË SEPSE KAM GJAK SHQIPTARI"/ Sulmuesi Broja: Ja çmenduria që dua të bëj me Kombëtaren
Previous article "ZHGËNJYESE..."/ Zv. Presidentja e PE: BE nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

s.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT