• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZHGËNJYESE…”/ Zv. Presidentja e PE: BE nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Home
Politikë

“ZHGËNJYESE…”/ Zv. Presidentja e PE: BE nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

27 March, 2021 s.autor Politikë

Vonesa e vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar ndasi edhe brenda vetë unionit.

Së fundmi ka qenë Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley, e cila ka folur lidhur me zhvillimet brenda BE-së të cilat sipas saj janë jashtëzakonisht zhgënjyese, pasi nuk kanë mbajtur premtimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve brenda BE-së që janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe gjithashtu zhgënjyese për disa prej nesh. Kur bën premtime duhet t’i mbash ato. Sapo të rritni pritjet, duhet t’i përmbushni ato. Ajo që kemi parë veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është se BE nuk i ka përmbushur këto pritje dhe nuk i ka mbajtur premtimet që bëri. Parlamenti Evropian punon sa më shumë që të mundet për të mbështetur procesin e pranimit “, theksoi Barley.

Këtë deklaratë ajo e bëri në një aktivitet të zhvilluar nga rrjeti i WB2EU.

Në forumin me temë “Si të rivendosim zgjerimin e BE-së në binarë, duke i dhënë përparësi ligjit dhe reformës në drejtësi” u arrit në përfundimin se status quo nuk po siguron më stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Paneli u organizua brenda “rrjetit WB2EU” dhe është një projekt afatgjatë që mbledh 17 grupe dhe institucione akademike nga Ballkani Perëndimor dhe BE dhe do zgjasë deri në 2023.

Projekti synon të krijojë “rrjetin WB2EU”, i cili do të bëhet një pikë referimi në fushën e zgjerimit të BE-së dhe përpjekjeve të demokratizimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në diskutim kanë marrë pjesë disa përfaqësues nga Parlamenti Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ku u cek edhe çështja e çeljes së negociatave të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 8-VITEVE MË PARË NGA BABË E BIR/ I penduari rrëfen krimin tronditës: Qëlloi Eglantinën në fytyrë dhe.. (DETAJET)
Previous article 13 GOLA NË 34 NDESHJE/ Po shkëlqen me Arsenal, skuadrat e mëdha europiane pas sulmuesit të njohur...

s.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT