• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë
Home
Breaking News

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

12 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kanë dalë pamjet nga spitali ku u arratis 41-vjeçari shqiptar Gentian Çipi.

Lajmi për arratisjen spektakolare të Çipit nga spitali i Serres në Greqi, bëri bujë në të gjitha mediat vendase.

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga spitali ku u arratis Çipi një natë më parë.

Mbrëmjen e djeshme, 11 shtator, 41-vjeçari ka pretenduar se ndihej keq dhe është transportuar në spital. Persona të maskuar si policë, kanë arritur që të çarmatosin policët grekë që e shoqëronin Çipin të merrin me vete të burgosurin. Më pas u larguan me një automjet në drejtim të paditur.

Pas arratisjes, policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e tij dhe të personave që ndihmuan në arratisje. Kontrollet janë përqendruar në zonën përreth Serres, ndërsa janë ngritur postblloqe në akset kryesore rrugore dhe në pikat kufitare.

Kush është Gentian Çipi

Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i burgosuri i arratisur mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi.

41-vjeçari nga Korça rezulton person me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri e në Greqi. Konkretisht ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik 2024 me 2 vjet burgim për “shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese.

Fillimisht ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg” por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Ai është akuzuar për djegien e një automjeti në 24 prill të vitit 2023, në lagjen 13, Rr. “Loni Grazhdani” në Korçë.

Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Çipin për shkak se gjeti të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme pranë banesës së tij.

Në 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjeçar grek jashtë një kantine.

Greku u plagos me 3 plumba, por arriti t’i mbijetojë plagëve, ndërsa Çipi arriti të arratisej.

Policia greke arriti ta identifikojë Çipin dhe organizoi operacion për kapjen e tij në shtator 2025.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli, 31 vjeç dhe Kleo Topa, 24 vjeç, gjithashtu nga Korça.

Sipas policisë greke, Gentian Çipi, rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT