Aktori i njohur Rasim Thaçi – Cima, ka vdekur sot në moshën 70-vjeçare. Ai për disa ditë, ishte i shtruar në Klinikën Infektive ku po trajtohej për COVID-19.
Në postimin e fundit të aktorit të humorit në Facebook, para pesë ditësh, ai shkroi se gjendja e tij ishte rënduar. Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime aktorë e zyrtarë të partive politike, ndër ta Behgjet Pacolli, nga Aleanca Kosovare e Re.
“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima, na bëri të gjithëve të qeshim. Vërtetë një aktor i madh. Fizikisht ai nuk është më me ne, por biografia tij e pasur dhe emri tij i njohur do të jeton përgjithmonë! Familjes Thaçi, miqve dhe kolegëve të tij i shprehi ngushëllimet e mia”, ka shkruar ai.
Pos aktrimit, Rasim Thaçi ishte për një kohë edhe profesor i edukatës fizike. Bëri karrierë edhe si futbollist. Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili. Si trashëgimi artistike, Cima pas vetës ka lënë qindra skeçe të humorit.
Njw ditw mw parw Covid i mori jetwn në moshën 46-vjeçare aktori nga Shkupi, Luran Ahmeti. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miq të aktorit.
Ahmeti ishte aktor i Teatrit Shqiptar në Shkup ndërsa ka luajtur në shumë filma e seriale të njohura, përfshirë serialin shqiptar “O sa mirë” dhe në serialat e njohur turk “Lugina e ujqërve” dhe “Shekulli Madhështor”.
Ahmeti ka luajtur edhe në serialin “O sa mire”, ndërkohë që ka pasur rolet në serialet e njohura turke si “Sulltani i Madherishem”, por edhe tek filmi “Taken” ku luajti përkrah Liam Neeson.


