Një ditë pas nisjes së fushatës zgjedhore, SHBA ka një mesazh të fortë për drejtuesit politik, duke thënë se do të marra masa kundër çdo kujt që do të nxisë ose tolerojë dhunën në zgjedhjet e 25 prillit. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje dhe për çdo parregullësi që do të ketë në ditën e votimit, por jo vetëm që vijnë nga partitë politike, dhe sipas tyre përgjegjësinë e plotë do ta kenë drejtuesit.
“Si mikja dhe aleatja juaj, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë dhe shpresat tona. Ne përsërisim se do t’i mbajmë udhëheqësit përgjegjës. Në këtë drejtim, është tërësisht e kuptueshme se ata që aktualisht janë në poste drejtuese kanë përgjegjësinë e parë dhe më të rëndë për të vepruar në interesat e vendit. Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij”, shkruhet në njoftim.


