• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Haliti parashikon rrezik për Kosovën, në rast se s’dëgjohen kërkesat e ndërkombëtarëve
Home
Rajon

Haliti parashikon rrezik për Kosovën, në rast se s’dëgjohen kërkesat e ndërkombëtarëve

6 January, 2018 Ina.Autor Rajon

Deklarata e përbashkët nga; SHBA, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia që ftojnë udhëheqësit politikë të Kosovës të heqin dorë nga çdo tentativë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale po del të jetë serioze dhe e rëndësishme për vendin tonë.
Ambasadorët e vendeve të QUINT-i e kanë dënuar marrjen e ndonjë vendim të tillë të mundshëm. Sipas tyre, kushdo që mbështet një gjë të tillë vepron qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet përkatëse.

Kësisoj, çështja e shfuqizimit të mundshëm të Gjykatës Speciale me një ligj, nga ana e parlamentit të Kosovës, duhet të shikohet kujdesshëm nga gjithë spektri politik. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Indeksonline”, nënkryetari i Parlamentit, njëherësh deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Figurat kryesor politike duhet ta gjykojnë në përputhje situatën aktuale për ta ç’tensionuar situatën dhe raportet me shtetet perëndimore dhe për të ecur bashkë me ta në proces, thotë ai. Qëndrimi i ambasadave, sipas Halitit, është i ditur dhe ka qenë i njohur edhe në kohën kur është formuar Gjykata Speciale.

“Kjo që ambasadat e thonë dhe e kanë thënë publikisht është një çështje për të cilën politikanët e mirëfilltë dhe ata që kanë përgjegjësi për Kosovën duhet ta marrin seriozisht. Të njëjtit duhet të shqyrtojnë mundësinë e daljes nga kjo situatë në variantin më të mirë të mundshëm që i bie Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, deputeti nga radhët e PDK-së thotë se një deklaratë e tillë nuk ndodhë shpesh, vetëm në rast të kriza tepër të mëdha dhe në një situatë të cilën kanë përgjegjësi të gjithë.

“Besojë që edhe përfaqësuesit e shteteve që i kanë deklaruar politikat e shteteve të tyre (QUINT) dhe nëse ne si marrim parasysh këto deklarata dhe nuk i trajtojmë në mënyrën e duhur, duke marrë vendime, atëherë neve si Kosovë mund të kemi pasoja të rënda”, ka theksuar ai.

Megjithatë, Haliti shprehet se nuk mundem t’i di pasojat apo masat që do të merren por ajo të cilën e thonë përfaqësuesit kryesor të shteteve perëndimore, të cilat kanë investuar për lirinë e Kosovës miliarda, miliarda dollarë për ndërtimin e Kosovës dhe kanë bërë një akt tepër të rëndësishëm për çlirimin e Kosovës, duhet të merret parasysh. “Nuk jemi duke luajtur ne mes vete, këta nuk janë parti politike”, thotë ai.
Haliti thekson se qëndrimi i tij para disa vitesh ishte pro Gjykatës Speciale por që e njëjta të ishte brenda territorit të Republikës tonë e jo jashtë saj.

“Tani vendimet e Kuvendit që janë me shumicë votash, sipas rregullores, duhet me qenë të zbatueshme edhe për ata që e votojnë por edhe ata që se votojnë. Është një vendim që s’mundet të thotë askush që është i kundërligjshëm sepse unë apo partia se kemi votuar”, ka theksuar ai.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit, vendimi i legjislativit është i ligjshëm dhe obligues si ligj për të gjithë protagonistët që duhet ta zbatojnë këtë ligj, përfshirë edhe ata që do të jenë në kontakt apo probleme me të kaluarën personale por edhe me ligj-zbatuesit që janë organet e shtetit.

“Tendenca për ta ndryshuar apo shfuqizuar këtë ligj është përpjekje e 44-deputetëve të cilët e kanë nënshkruar dhe kanë kërkuar që kjo të procesohet në Kuvendin e Kosovës, në seancë të jashtëzakonshme, me qëllim që të shfuqizohet ligji për Specialen”, ka thënë në fund ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është 21 vjeçari shkodran që u qëllua me armë në një lokal nate dhe ndërroi jetë pas 5 muajsh në spital
Previous article Maska e duhur për të larguar yndyrën nga lëkura juaj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT