• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ AstraZeneca përditëson efikasitetin e vaksinës. Studimi i fundit…
Home
Jetë

COVID-19/ AstraZeneca përditëson efikasitetin e vaksinës. Studimi i fundit…

25 March, 2021 s.autor Jetë

Kompania AstraZeneca ka përditësuar shkallën e efikasitetit të vaksinës së saj kundër COVID-19 në 76 për qind. Vendimi vjen derisa udhëheqësit e Bashkimit Evropian përmes një samiti më 25 mars synojnë të gjejnë zgjidhje për strategjinë e vënies nën kontroll të pandemisë.
AstraZeneca tha më 24 mars se kishte rillogaritur të dhënat nga një studim i SHBA-së dhe arriti në përfundimin se vaksina është 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19. Përfundimi i ri erdhi pasi një panel i pavarur amerikan akuzoi AstraZeneca-n se nuk kishte marrë parasysh në mënyrë të duhur të dhënat për mbrojtjen e ofruar nga vaksina e saj.

Paneli tha se kompania kishte shmangur disa raste të COVID-19 që ndodhën gjatë studimin dhe kjo mund të minojë besimin në shkencë.

AstraZeneca tha se ka në plan të kërkojë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA në javët e ardhshme.

Kompania përsëriti gjithashtu se vaksina, e cila u zhvillua me Universitetin e Oksfordit, ishte 100 për qind efektive kundër formave të rënda ose kritike të sëmundjes. AstraZeneca tha se vaksina ka treguar 85 për qind efikasitet tek të rriturit 65 vjeç e lart.

Vaksina AstraZeneca shihet si thelbësore në trajtimin e përhapjes së COVID-19 nëpër botë sepse është më e lirë dhe më e lehtë për t’u transportuar sesa vaksinat e tjera.

Kompania u përball me probleme në fillim të këtij muaji, kur disa vende pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës së saj, pas shqetësimeve të mpiksjes së gjakut në një numër të vogël njerëzish. Pezullimet u hoqën pasi rregullatori i barnave të BE-së tha se vaksina ishte e sigurt./Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI NË GJYSMËN E RRUGËTIMIT TONË"/ Rama publikon VIDEON, nga teatri tek pandemia: Për hajër të gjithëve bashkë
Previous article ZJARRI NË QENDRËN TREGTARE/ Dalin pamjet nga shpërthimi i fuqishëm që terrorizoi banorët e Tiranës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT