Magazina e një qendre tregtare në Tiranë u përfshi dje nga flakët, ndërkohë shtëllungat e tymit vijojnë edhe sot.
Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa vijojnë kërkimet për rojën e sigurisë, 33-vjeçarin Arjan Sala, i cili ka hyrë fillimisht për të nxjerrë punonjësit e tjerë dhe është bllokuar brenda.
Disa pamje të publikuara nga ‘JOQ’ tregojnë momentin e shpërthimit që tmerroi banorët e Tiranës. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike, megjithatë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë, shkruan alpenews.al.


