• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ BE rikthen Shqipërinë në rend dite për hapjen e negociatave, një javë para zgjedhjeve të 25 prillit
Home
Politikë

INTEGRIMI/ BE rikthen Shqipërinë në rend dite për hapjen e negociatave, një javë para zgjedhjeve të 25 prillit

16 March, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Një vit më parë, Shqipëria mori pas shumë përpjekjesh dhe pritjeje, dritën jeshile për hapjen e negociatave, me kusht që të punonte për disa “detyrat e shtëpie” si ngritja e organeve të reja të drejtësisë dhe miratimi i reformës zgjedhore. Megjithatë, samiti i 17 prillit, ku vendet anëtare dhanë miratimin për nisjen e bisedimeve, ishte takimi i fundit ku u fol për zgjerimin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Edhe pse vendet anëtare planifikuan të mblidheshin në muajt e ardhshëm për të diskutuar mbi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila do të shënonte hapjen de fakto të bisedimeve, pandemia dhe zhvillimet e tjetra politike duket se lanë Shqipërinë jashtë agjendës së unionit. Megjithatë, pas kërkesës së nënte vendeve anëtare, negociatat me Shqipërinë duket se do të rikthehen në rendin e ditës.

Burime zyrtare i thonë Gazetasi.al se Bashkimi Europian do të mbajë më 19 prill një takim të  ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe procesin e integrimit.

Burimet  thonë se takimi, i cili është planifikuar qëllimisht pas zgjedhjeve në Bullgari, do të përqendrohet kryesisht tek gjetja e një zgjidhjeje për veton e Sofjes ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, duke i hapur kështu rrugën edhe nisjes së bisedimeve me vendin tonë.

Ky takim vjen pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri, dhe siç theksojnë burimet, ministrat e vendeve anëtare do të bëjnë një rishikim edhe të plotësimit të kushteve të vendosura ndaj vendit tonë, edhe pse Komisioni Europian ka këmbëngulur se Shqipëria i ka përmbushur detyrat.

Viti 2020 u bë i pari në historinë e BE-së që përfundoi pa asnjë konkluzion për Ballkanin Perëndimor, për shkak të pamundësisë për gjendjen e kompromisit me Bullgarinë rreth “interpretimit te historisë” nga Maqedonia e Veriut, duke bërë që rajoni të mungonte plotësisht në diskutimet në Bruksel edhe pas hyrjes së vitit 2021.

Vendimi për futjen e rajonit në agjendën e BE-së vjen pasi disa shtete anëtare i kanë kërkuar Bashkimit Europian të rikthejë vëmendjen nga rajoni.

Nëntë shtete anëtare i kanë bërë thirrje në një letër kryediplomatit europian, Joseph Borrell, që të mbahet një diskutim strategjik mbi vendet e Ballkanit Perëndimor kur ministrat e jashtëm të BE të takohen në prill.

“Ne besojmë se është koha për të hedhur një vështrim strategjik në Ballkanin Perëndimor,” shkruanin ministrat e jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Në letrën që mban datë 5 mars, ata argumentojnë se “shumë gjëra kanë ndryshuar” që nga diskutimi i fundit për zgjerimin në gusht të vitit 2019 duke qene se “ka pasur zhvillime dinamike politike të brendshme në të gjitha vendet e rajonit”.

“Pandemia ka përkeqësuar tendencat ekzistuese, duke përfshirë implikime gjeopolitike. Aktorë të tjerë janë të gatshëm të ndërhyjnë në çështjet rajonale, shpesh në kurrizin tonë” shkruajnë nëntë ministrat e jashtëm të BE.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë luftuar për të pasur akses ndaj vaksinave kundër Covid-19 nga kompani dhe programe të shumta dhe mbeten shumë prapa 27 vendeve anëtare për të arritur imunitetin e tufës përmes vaksinimit të shpejtë dhe masiv. Ndërsa BE ka mobilizuar shumë fonde dhe mbështetje për rajonin, aktorët e tjerë ishin më efektivë në paraqitjen e mbështetjes së tyre dhe kështu minuan besueshmërinë dhe perceptimin e solidaritetit tonë,” thekson letra.

Vetoja e Bullgarisë preku gjithashtu Shqipërinë pasi anëtarët e BE e shohin pranimin e Shkupit dhe Tiranës si një proces të përbashkët. Mungesa e progresit konkret sipas ministrave që kanë nënshkruar letrën, është përgjegjësi e vendeve të Europës Perëndimore, veçanërisht Francës, opinioni publik i së cilës është tejet skeptik për zgjerimin e mëtejshëm të BE duke bërë që presidenti Macron të mos dojë të rrezikojë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të vitit 2022.

Ministria e jashtme e Kroacisë tha në një deklaratë të veçantë se “të kesh një qasje gjithëpërfshirëse ndaj rajonit ishte e rëndësishme për besueshmërinë e BE, si partneri i saj më i rëndësishëm”. Kritikët kanë sugjeruar prej kohësh që “diplomacia e vaksinave” e Kinës synonte të ndërtonte një afrim me Ballkanin Perëndimor në një kohë kur bashkëpunimi midis Brukselit dhe Uashingtonit ishte i dobët.

“Si BE, ne duhet t’i qasemi rajonit jo vetëm përmes lenteve të zgjerimit, por edhe përmes politikës së jashtme”, theksuan nëntë ministrat e jashtëm, duke shtuar se BE duhet të mendojë për “si t’i përgjigjet zhvillimeve të brendshme në terren dhe angazhimit më aktiv të aktorëve të tretë”.

Një diplomat i BE-së i njohur me çështjen e zgjerimit nënvizoi gjithashtu rëndësinë e një politike më aktive të BE-së në rajon.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një status të ndryshëm për sa i përket integrimit në BE, por ne duhet t’i lejojmë ata të përparojnë, të hapin negociata. Ne të gjithë e dimë se do të jetë një rrugë e gjatë por duhet të bëjmë hapa para në proces, ” tha ai për EURACTIV.

“Nëse nuk e shtyjmë këtë agjendë, ne do të lejojmë që lojtarët e tjerë të kenë një ndikim politik dhe ekonomik në rajon, gjë që sigurisht nuk është në interes të BE-së,” paralajmëroi diplomati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ KQZ verifikon tre kandidatë të dyshimtë. Një nga lista e PD-së në Durrës, dy të pavarur
Previous article KRIMI I RËNDË NË BELGJIKË/ Si u vra 33-vjeçarja shqiptare nga një francez me probleme mendore (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT