• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI I RËNDË NË BELGJIKË/ Si u vra 33-vjeçarja shqiptare nga një francez me probleme mendore (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI I RËNDË NË BELGJIKË/ Si u vra 33-vjeçarja shqiptare nga një francez me probleme mendore (DETAJET)

16 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Belgjikë. Mediat belge raportojnë se viktima është  Xhuljeta Lala, 33 vjeçe.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për këtë ngjarje, i cili ka pranuar krimin e rëndë.

“Unë e vrava atë. E vrava se ma kërkoi djalli. Më arrestoni”, kanë qenë këto fjalët e 36-vjeçarit nga Franca, që dyshohet se është autori i krimit.

Francezi mësohet se është arratisur nga një institucion psikiatrik në Marsejë dhe kishte shkuar në hotelin ku ishte Lala dhe e qëlloi atë me një bombol zjarrfikëseje.

Lala punonte në një hotel dhe ngjarja e rëndë ndodhi në vendin ku ajo punonte.

Autori i dyshuar ishte larguar që javën e shkuar dhe kishte qëndruar në hotelin ku punonte shqiptarja.

Gjatë natës së kaluar mësohet se ka pasur kriza mendore dhe ka thënë se kishte dëgjuar djallin e më pas ishte nisur për të vrarë 33-vjeçaren.

Vrasësi kishte ecur i zhveshur në korridor, kishte marrë një bombol për të fikur zjarrin dhe hyri në dhomën ku ishte Xhuljeta.

Ai nisi ta qëllonte me bombol dhe shqiptarja mësohet se ka ndërruar jetë në vend.

Ka qenë një pjesëtar i stafit të hotelit që kishte parë i pari skenën e krimit e më pas kishte njoftuar policinë.

Ndërkohë vrasësi qëndronte i zhveshur në një dhomë tjetër dhe ishte gati të arrestohej, pasi kishte kryqëzuar duart.

Viktima, Xhuljeta Lala, kishte disa vite që jetonte e punonte në Belgjikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTEGRIMI/ BE rikthen Shqipërinë në rend dite për hapjen e negociatave, një javë para zgjedhjeve të 25 prillit
Previous article AKTAKUZAT/ Arrestohet një tjetër pjestar i UÇK-së, njihej si “Komandat Ujku” në luftën e Kosovës (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT