Arrestohen autori dhe 3 bashkëpunëtorët e vrasjes së Behar Sofisë e ndodhur më 25 shkurt në Tiranë.
Në pranga ka rënë edhe Ernejt Shyti, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.
66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi është larguar me biçikletë, pa lënë asnjë gjurmë.
Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin autori është larguar pa e parë askush dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.


