• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKADOI 4 VITE MË PARË/ Zbulohet kontrata vetëm 1-vjeçare mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD për zyrat
Home
Politikë

SKADOI 4 VITE MË PARË/ Zbulohet kontrata vetëm 1-vjeçare mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD për zyrat

13 March, 2021 Delo.autor Politikë

Kontrata e lidhur mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Fryma e Re Demokratike për dhënien në përdorim të disa zyrave për t’u përdorur për seli ka mëse 4 vite që ka përfunduar.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto dokumente, kontrata e lidhur për dhënien në përdorim të zyrave që ndodhen në godinën e Bashkisë së Tiranës që më parë ka qenë ish selia historike e PD është lidhur më 3 mars 2016 me afat vetëm një vit. Kjo kontratë jo vetëm që ka përfunduar, por nuk është rinovuar më nga palët.

Në nenin 5 kontratës, thuhet se ajo lidhet me një afat 1-vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë në momentin e marrjes në dorëzim të sendit, ku është mbajtur edhe një procesverbal për gjendjen dhe sendet në ato zyra.

Por edhe pse kontrata ka skaduar, FRD e drejtuar nga Sali Shehu vijon të mbajë të uzurpuara zyrat në katin e tretë të godinës së Bashkisë së Tiranës ku ndodhen edhe shumë zyra të tjera që ofrojnë shërbime publike për qytetarët.

Godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo i ka kaluar në pronësi të bashkisë në vitin 28.8.2013 me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish kryeministri Sali Berisha dhe marrë në dorëzim nga Lulzim Basha, aso kohe Kryetar Bashkie. Që prej atij viti ndërtesa, që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Në katin e tretë të saj ishin dhe zyrat e FRD-së, e cila duhet t’i lirojë ato edhe për një tjetër arsye, pasi kjo parti nuk ka më përfaqësim në Parlament. Ligji për partitë politike përcakton qartë se bashkitë duhet t’u sigurojnë seli vetëm partive politike që kanë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë rast, FRD-ja jo vetëm nuk e plotëson këtë kusht por dhe kontrata e përdorimit I ka skadar prej 4 vitesh, prandaj duhet të lirojë zyrat në katin e tretë të godinës.

Kontrata mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E MJEKUT GEROLD HUSI/ Manastirliu: U ka shërbyer mijëra pacientëve, nuk ia doli dot në betejën me Covid-19
Previous article EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Në pranga autori dhe 3 bashkëpunëtorët. Ernejt Shyti ka pranuar autorësinë e krimit (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT