• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL PËRGJIGJA E ADN-SË/ Trupi i djegur në makinë, i biznesmenit të zhdukur. Pecorelli hetohet për vrasje dhe trafik të droge
Home
Aktualitet
Kronikë

DEL PËRGJIGJA E ADN-SË/ Trupi i djegur në makinë, i biznesmenit të zhdukur. Pecorelli hetohet për vrasje dhe trafik të droge

11 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy muaj pas zhdukjes dalin detaje të reja mbi biznesmenin italian Davide Peccorelli, i cili humbi gjurmë në zonën e Pukës në Shqipëri.

Sipas medias italiane, e “La Nazione” e cila ka ndjekur që prej ditëve të para historinë e zhdukjes së Pecorellit, thuhet se prokurorët italianë kanë regjistruar hetimet për dy vepra penale. Ata po hetojnë në pistat e vrasjes dhe të trafikut të drogës. Për këtë të fundit, prokurorët italianë janë tepër konfidencialë duke mos nxjerrë informacione për shtypin.

Policia italiane është duke verifikuar edhe situatën ekonomike të Pecorellit dhe të linjës së tij të biznesit të produkteve kozmetike. Kohët e fundit, Pecorelli ka pasur probleme ekonomike me biznesin në Itali, ndërsa ishte përpjekur të zgjerohej edhe në Shqipëri duke hapur një linjë të produkteve kozmetike në Vlorë. Kujtojmë se Pecorelli ka 3 fëmijë nga një martesë e parë dhe ishte i divorcuar, ndërsa vitet e fundit bashkëjetonte me një grua nga Vlora me të cilën ka sjellë në jetë edhe një fëmijë.

Autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë dyshime gjithashtu që Pecorelli mund të ketë sajuar vdekjen e tij me qëllim që t’u shpëtonte borxheve ekonomike të biznesit. Megjithatë, të gjitha këto mbeten në kuadrin e dyshimeve dhe nuk përjashtohen as pista të tjera hetimore.

Ndërkohë, ajo që pritet me rëndësi është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar nëse mbetjet kockore të gjetura në makinën e djegur “Skoda Fabia” në Pukë i përkasin sipërmarrësit italian Davide Pecorelli.

Analiza e ADN

Mbrëmjen e së martës, në laboratorin e Policisë Shkencore të Romës në Itali mbërritën pjesë nga mbetjet kockore që u gjetën brenda makinës së djegur dhe që dyshohet se i përkasin Pecorellit. Ekspertët italianë do të përpiqen të përfitojnë ADN nga këto mbetje, pas ndihmës së kërkuar nga autoritetet shqiptare, për të konfirmuar nëse këto eshtra i përkasin biznesmenit 45-vjeçar.

Biznesmeni italian Davide Pecorelli u pa për herë të fundit më datë 6 Janar, para se makina e tij e marrë me qira në Rinas të gjendej në flakë në zonën e Pukës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME VOTUESIT PËR HERË TË PARË/ Veliaj: Heronjtë e sotëm janë si Luljeta dhe Najada, nuk veshin...
Previous article LETËR ASAMBLESË SË PS SË VLORËS/ Rama: Dritan Lleli nuk do jetë pjesë e jona, refuzoi postin...

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT