• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR ASAMBLESË SË PS SË VLORËS/ Rama: Dritan Lleli nuk do jetë pjesë e jona, refuzoi postin…
Home
Politikë

LETËR ASAMBLESË SË PS SË VLORËS/ Rama: Dritan Lleli nuk do jetë pjesë e jona, refuzoi postin…

11 March, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne.”

Kryesocialisti Edi Rama, ka shkruar kështu në një letër që iu paraqit dje Asamblesë së PS së Vlorës, duke shpallur kështu në mënyrë përfundimtare “divorcin” me kryetarin e bashkisë së Vlorës Dritan Leli të cilin e mbështeti për dy mandate radhazi në drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar.

Letra që u lexua në mbledhjen e asamblesë nga Damian Gjiknuri, u prit me habi nga anëtarët për këtë zhvillim të papritur, ka trazuar jo pak “ujrat” socialiste në qytetin bregdetar.

Rama, sipas burimeve të newsbomb.al, argumenton në letër se sipas sondazheve të bëra nga Partia Socialiste, nëse Leli do të përfshihej në listat e deputetëve, do të arrinte deri mandatin e nëntë të kësaj force në qytetin bregdetar.

Kryesocialisti shkruan ndër të tjera se shkak për këtë vendim, është bërë refuzimi që kreu I Bashkisë Dritan Leli, i ka bërë ftesës së Edi Ramës për të qenë në listën e deputetëve. Sipas Ramës, kjo nuk është diçka personale me Lelin, por është një strategji e PS të cilës Dritan Leli nuk iu përgjigj. Të njëjtën ftesë, shkruan Rama në letër, ia bëra dhe kryetarit të bashkisë së Dibrës, dhe menjëherë ky i fundit pranoi të ikte nga bashkia.

Madje Rama shkruan se që në qershor, Leli thoshte se për ty jap dhe jetën, ndërsa sot nuk ndërron as karrigen për mua dhe Partinë Socialiste.

Dritan Leli, shkruan Rama, nuk do të jetë më pjesë e axhendës sonë.

Zhvillimet në PS e Vlorës vijnë vetëm dy ditë pasi kjo parti politike shpalli listat e kandidatëve për deputetë në këtë qytet. Në letër Rama shkruan se Leli nuk ka çfarë ti jap më Vlorës në postin e krye bashkiakut. Ditë më parë, krye socialisti kërkoi nga Dritan Leli që të hiqte dorë nga mandati i kryetarit të bashkisë dhe të futej në listën e deputetëve të Vlorës, që në fakt, u refuzua nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Pas këtij refuzimi, krisja mes tyre u bë e madhe, duke çuar në vendimin drastik për të mos pranuar Lelin në fushatë. Tashmë në Vlorë, socialistët duhet të bëjnë pa kryetarin e Bashkisë.

E ndërkohë, nuk ka një reagim nga kryebashkiaku, i cili këto ditë, ka vazhduar punën e tij në qytetin bregdetar madje ka patur një aktivitet të zgjeruar edhe në takime me ambasadorë të ndryshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL PËRGJIGJA E ADN-SË/ Trupi i djegur në makinë, i biznesmenit të zhdukur. Pecorelli hetohet për vrasje dhe trafik të droge
Previous article LIROI KRIMINELËT E DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM/ Nis seanca në KLGJ për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet i vdekur brenda makinës në Tiranë, dyshimet e para për 39-vjeçarin nga Paskuqani Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i vdekur brenda makinës në Tiranë, dyshimet e para për 39-vjeçarin nga Paskuqani

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT