• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHT SKEMA E PANDEMISË/ Ndryshon struktura, ja si do të jenë provimet e maturës
Home
Sociale

RIKTHEHT SKEMA E PANDEMISË/ Ndryshon struktura, ja si do të jenë provimet e maturës

22 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Në më pak se dy javë, mijëra maturantë do të japin provimet e fundit, tri me detyrim e një lëndë që do ta zgjedhin vetë.

Ndonëse në kushte pandemie, nuk do të ndiqet e njëjta skemë me vitin e kaluar, ku testi ishte i gjithi me alternativa që do të duhej të plotësoheshin në vetëm dy orë.

Matura 2021 rikthen skemën e parapandemisë, ku provimi do të jetë i strukturuar në një pjesë të pyetjeve me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Pas një jave mësim në distancë, maturantët bashkë me ciklin fillor rikthehen sot në bankat e shkollës. Ndërsa klasat e ndërmjetme do të vazhdojnë mësimin online.

STRUKTURA E TESTIT

Duke nisur nga data 3 qershor deri në gjysmë të muajit janë parashikuar të mbyllet sezoni i testimeve ku do të zhvillohet nga një provim çdo katër ditë. Ai nis me gjuhën e huaj, për të vazhduar në 7 qershor më gjuhën amtare e letërsinë, në datën 11 me provimin e matematikës dhe në 15 lënda me zgjedhje.

Udhëzimi me datat doli pak ditë pas interpelancës së kërkuar të maturantëve me numrin 1 të Ministrisë së Arsimit, pas paqartësive të krijuara për shkak të pandemisë. Ai i rikthehet strukturës së dy viteve më parë. Nuk do të provohet më skema e të gjitha pyetjeve me alternativa, korrigjimi i të cilave mund të bëhet online për të kursyer kohë dhe burime njerëzore.

Testimet do të kenë tri nivele vështirësie dhe totali i pikëve për të siguruar notën maksimale është 60. Vetëm 20 pyetje do të jenë me alternativa, ndërsa pjesa tjetër me zhvillim. Nuk do të pilotohet më as shkurtim i kohëzgjatjes së provimit, i cili do të rikthehet në dy orë e 30 minuta. I vetmi ndryshim është që, për të marrë notë kaluese nuk do të mjaftojnë më 20% të pikëve, por 25%, bazuar në rregulloren e Maturës Shtetërorë, miratuar në muajin që shkoi. Maturantët kanë përmbyllur procesin e aplikimeve me formularin A1 në kohë rekord, më herët se asnjëherë më parë, që në dhjetor të vitit që shkoi.

Aty kanë shënuar një nga katër gjuhët e huaja ku do të testojnë njohuritë. Sezoni nis herët këtë vit me synim mbylljen e vlerësimeve brenda muajit qershor, për të mos penalizuar sigurimin e diplomës për ata që duan t’u besojnë të ardhmen e tyre universiteteve të huaja. Si asnjë vit më parë, pandemia la në Shqipëri qindra të rinj që kishin menduar që në krye të herës të kryenin arsimin e lartë jashtë vendit. Kjo solli ezaurimin e kuotave në degë të shumëkërkuara që në fazat e para të raundit të parë. Ministria është zotuar që për maturantët që kanë këtë mendje, të realizojë brenda datës 15 korrik diplomat e tyre, ndërsa rezultatet e provimeve brenda muajit qershor. Sa u takon provimeve për klasat e pesta dhe të nënta, nuk ka ende një vendim nëse do të zhvillohen apo jo./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT NË KOSOVË/ Ndërrojnë jetë tre persona, ja sa raste të reja u zbuluan në 24 orët e fundit
Previous article "HARROVA TA NDAJ ME JU..."/ Mos vallë me këtë status Jasmina ka rënë në dashuri me Andin? (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT