Edhe demokratet nuk jane dakord per heqjen e mandatit te deputetit per Aqif Rakipin e PDIU-se.
Vendimi i KQZ për t’i hequr mandatin dy deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica ka sjellë reagime të shumta.
Mes tyre ka qenë edhe këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj.
Ky i fundit ka dalë kundër vendimin të KQZ-së për Aqif Rakipin.
Topollaj thekson se Rakipit nuk duhej t’i hiqej mandati, pasi të gjithë shqiptarët i kanë ndaluar në tokë të huaj për pyetje të ndryshme dhe më pas janë lënë të lirë.
Por qe emri i tyre ka mbetur ne regjistrat e pyetjeve te policise kufitare te vendeve perkatese dhe keto nuk mund te perdoren kunder individeve qe u jane nenshtruar ketyre pyetjeve.
“Njësoj si Aqif Rakipi dhe edhe unë jam nënshtruar pyetjeve të policëve kufitarë në shtetet të cilat kam vizituar, pothuaj gjithmonë në kufi në momentin e kalimit”, shkruante Topollaj në FB.
Por, statusin e fshiu pak minuta më vonë.
(TEMA)