• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLJA E SHKOLLAVE NGA MOTI I KEQ/ Kushi: Nga dita e hënë rihapen të gjitha…
Home
Sociale

MBYLLJA E SHKOLLAVE NGA MOTI I KEQ/ Kushi: Nga dita e hënë rihapen të gjitha…

18 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Duke filluar nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, do të rihapen shkollat të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, të cilat ishin mbyllur për shkak të motit të keq.

Lajmin e bëri me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku ka njoftuar se mësimi do të zhvillohet sipas skenarit të parashikuar më parë duke respektuar masat-AntiCovid: nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë; maturantët në shkollë; dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Kushi thekson se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021,  sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndër të tjera, duke cilësuar se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë mesazhe rreth shqetësimeve të ndryshme, Ministrja Kushi siguron se vendimet e ndërmarra bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Në fund, ajo shpreh sërish mirënjohjen e thellë për durimin që është treguar këto kohë nga gjithsecili, ku përsërit gjithashtu apelin e fortë që të gjithë të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Pak ditë më parë, ministrja Kushi, njoftoi se për shkak të motit të keq që kishte përfshirë vendin u vendos që të mbyllen të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar dhr mësimi të zhvillohej online.

Kujtojmë se Komiteti i Ekspertëve, teksa prezantoi masat e reja Anti-COVID, njoftoi se ishte marrë vendimi për mbylljen e shkollave të mesme në 10 bashki të vendit, që janë cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, të kalojnë në skenarin e tretë, pra të bëjnë mësimin online deri me 26 shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI ENDE NË GARË PËR TË FITUAR NJË TROFE"/ Mbrojtësi Gjimshiti: Ndaj Real Madrid do të luajmë për kualifikimin
Previous article DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita Dreshaj rrëfen përjetimet: I kemi bërë pothuajse të gjitha...

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT