• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGIMET/ Gazetarë e politikanë: Rasti i habitshëm, kur të gjithë bashkë bëhen për të mbrojtur korrupsionin
Home
Aktualitet
Kronikë

REAGIMET/ Gazetarë e politikanë: Rasti i habitshëm, kur të gjithë bashkë bëhen për të mbrojtur korrupsionin

18 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rasti i mjekut Edvin Prifti, që u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash, ka treguar edhe anën tjetër.

Atë se këtu, korrupsioni është bërë kulturë dhe merret në mbrojtje edhe publikisht nga gazetarë e politikanë, duke shkaktuar irritim në rrjet.

Kjo, pasi është e pazakontë, edhe në vendet më të korruptuara në botë, që personazhet publik, ata që duhet të na mbrojnë nga korrupsioni dhe njerëz si Edvin Prifti, dalin pikërisht publikisht krah këtij të fundit, duke tradhtuar profesionin dhe interesin publik.

Ky në fakt nuk është rasti i parë, pasi muaj më parë ndodhi edhe kur u arrestua një botues e gazetar i njohur, dhe të gjithë me radhë, gazetarë e politikanë dolën e mbrojtën publikisht, duke vënë nën presion drejtësinë.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe tani, duke kërkuar publikisht lirimin e Edvin Priftit.

Pro këtij të fundit, përveç PD dhe LSI, të cilat, ndryshe nga “fakirja” Tire, për të s’kanë thënë asnjë fjalë se është i “djathtë”, kanë dalë shumë emra publikë, nga mjekë, gazetarë e politikanë.

Më poshtë po sjellim disa prej tyre.

Maksim Basho, shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT:

“Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim për kafe, përgjigjen e dinim “kam operacione më presin te privati”, por prapë insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo çfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR. Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari”.

Mirela Cela Jorgo, aktiviste:

“… nese keni dhëne 1 mije euro per nje operim teper të veshtire në zemer, shkoni jepni 20 mijë euro tek spitali privat. Vazhdoni kuisjet tuaja se armiku në këtë vend qenka doktor Edvini. Jepini dhe ndoshta e meritoni te mos ketë mjekë të zot që t’ju vizitojnë dhe të vdisni si qen rrugëve”.

Ralf Gjoni, deputet:

“Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë vetëm që Edvini tjetër të vjedhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë”.

Klodiana Lala, gazetare:

“Prokuroria është nxituar sepse nuk ka pasur kohën e nevojshme për akuzën “pastrimi i parave”, vetëm 20 orë. Nuk është hetuar as akuza e korrupsionit, duhet të vërtetohet që ato para vijnë për shkak të korrupsionit”.

Lorenc Vangjeli, gazetar:

“Një prej sqarimeve të thjeshta që mund të jepen vjen nga fakti se ai është një nga kardiokirurgët më të mirë në vend dhe se përveç detyrës në spitalin publik, operon edhe në disa spitale private në vend. Kush ka trokitur në ato dyer, ka një ide të përafërt sesa kushton bisturia e një doktori të këtij niveli, të cilën veç të tjerash e kuoton tregu dhe nevoja. Një shpjegim shtesë që dha Henrik Ligori, një nga penalistët më të shkëlqyer shqiptarë dhe avokat i tij, është se burimi i parave të gjetur vjen nga një transaksion pronash. Dhe një tjetër shpjegim edhe më i thjeshtë gjendet me një kërkim në Google në lidhje me emrin e doktor Priftit: Cenci-Bolognetti & Louis Pasteur apo Memorial Graham Aëard ëorld ëinner, American Association for Thoracic Surgery. Vetëm këto dy çmime kushtojnë pak më shumë se një qind mijë euro.Po kështu edhe mbi një qind publikime shkencore dhe mbi 300 leksione ndërkombëtare që ai ka dhënë në vite, nga Italia e deri në Shtetet e Bashkuara, për të cilat është vështirë të bësh kontabilitet” ka shkruar Vangjeli.

Endri Xhafo, gazetar: “Deri sot mjekët më të mirë, ata me të cilët krenohemi, – dhe mos më thoni jo, – kanë funksionuar si “privatë” në një sistem që na është thënë se është shtetëror. Por a ka operacion zemre, truri, pankreasi po të doni, që të jetë gjëkundi falas? Sistemi ynë shëndetësor, pa kosto shërbimesh spitalore, pa kontribute sigurimesh që të vlejnë për gjë, është thjesht një sistem allasojsh, ku i kërkojmë Edvin Priftit dhe të singjashmëve të tij, që të rrojnë me 700 mijë lekë të vjetra. Seriozisht besoni te shëndetësia falas?” (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Momenti kur Merkel harron maskën dhe kthehet me vrap ta marri
Previous article VAKSINIMI/ Manastirliu nga Vlorë: Nuk duam që të shkojmë drejt masave kufizuese. Grupmoshat +80 vjeç...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet! Aktualitet

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT