• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL DOKUMENTI/ Rakacolli: Pse farmacistët nuk janë në grupet prioritare për vaksinat anti Covid
Home
Sociale

DEL DOKUMENTI/ Rakacolli: Pse farmacistët nuk janë në grupet prioritare për vaksinat anti Covid

18 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Farmacistët do të mbeten në grupin e personave jo prioritarë të vaksnimit anti Covid, edhe pse janë përfaqësuesit që përballen direkte me personat e infektuar ccdo ditë. Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjet Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë pas kërkesës së këtij të fundit për të përfshirë farmacistët në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID. Në letrën e MSH thuhet se plani kombëtar i vaksinimit është hartuar nga specialistë në ISHP dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare.

Ndaj thekson ministria, vaksinimi po kryhet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan

“Në përgjigje të kërkesës suaj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet së cilës kërkohet përfshirja e farmacistëve në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 ju bëjmë me dije se: Plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID është hartuar nga ekspertë, specialistë në Institutin e Shëndetit Publik në politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimin.

Vaksinimi ndaj COVID po kryhet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan. Duke iu falënderuar për mirëkuptimin”, përmbyllet letra që mban firmën e zv/ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Por kjo përgjigje ka sjellë edhe Urdhrit të Farmacistëve, që e cilëson si absurde një përjashtim të tillë. ” Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës. Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre. Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit”, thuhet në reagimin e këtij Urdhri.

Postimi i Urdhrit

Të nderuar kolegë!

Kjo është përgjigjja e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesës së UFSH-së për përfshirjen e farmacistëve në planin prioritar të vaksinimit. Sipas tyre, shkak i përjashtimit të farmacistëve nga lista e profesionistëve të shëndetësisë që duhen vaksinuar me prioritet, na qenkan “rekomandimet ndërkombëtare” në lidhje me vaksinimin.

Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës.

Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre.
Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit.

Dokumenti/ Rakacolli: Pse farmacistët nuk janë në grupet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAMI PO MË VRASIN"/ Çfarë zbuluan hetimet për vdekjen e 33-vjeçarit shqiptar në Britani
Previous article ÇFARË PO NDODH? Del FOTO e Atdheut i përqafuar me një vajzë tjetër (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT