• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË KËRKOI SEKS, S’PRANOVA DHE AJO PO HAKMERRET”/ Njohja e të rinjve në internet fut në sherr nënat, zbardhen debatet online
Home
Breaking News

“MË KËRKOI SEKS, S’PRANOVA DHE AJO PO HAKMERRET”/ Njohja e të rinjve në internet fut në sherr nënat, zbardhen debatet online

17 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy nëna kanë hyrë në komunikim me njëra-tjetrën, pasi fëmijët e tyre që ishin njohur në jetën virtuale u kthyen në një stres familjar.

Burimet bëjnë me dije se nëna e vajzës, një nxënëse e moshës 15 vjeç kërkoi ndihmë nga e ëma e djalit 23 vjeç, pasi pa që e bija qante dhe ishte nën ankth.

Ky hall kishte nisur nga snapchat, një adresë që ishte marrë nga i riu dhe nuk i kthehej më adoleshentes. Çështja u hetua si krim kibernetik nga Policia e Shtetit, që verifikoi identitetin e djalit me inicialet H. F dhe që mësohet se është shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Policia pranon  se 15-vjeçarja E. nisi komunikimin në snapchat dhe më pas ata të dy u zhvendosën në bisedime në instagram. Dyshohet se pas zënkave H. F. e kanosi 15-vjeçaren si kanë vepruar edhe të tjerë në raste të tilla. “Do të degjeneroj, fotot private që ke në snap do tua dërgoj të njohurve”, i shkruan mes të tjerash 24-vjeçari që sakaq hapi instagram me emrin e adoleshentes dhe më pas u shkroi shokëve të klasës.

E ëma që ka vërejtur shpërqendrim tek 15-vjeçarja ka insistuar për të kuptuar çfarë po ndodhte dhe kur ka marrë përgjigje i shkroi 24-vjeçarit duke i kërkuar mos t’ia ngacmonte vajzën e saj dhe shoqet. Në një çast i riu agravohet më tej dhe kërcënon 15-vjeçaren: le të shkoj në burg paralajmëron ai. E bindur se 23-vjeçari ishte i vendosur për çfarë po bënte, e ëma siguron numrin e nënës së djalit dhe nis bisedimet me të, – shpjegon policia.

Në një nga përgjigjet gruaja tjetër i shkruan: nuk e paskam njohur fëmijën tim, nuk ka shanse t’i bëjë ai këto gjëra. Mbas disa orësh gruaja rishkruan: denoncoje se nuk kam çfarë të bëj!

Në një situatë pa zgjidhje, kur 23-vjeçari njëkohësisht vazhdonte të njëjtën sjellje përndjekëse, e ëma e vajzës komunikon edhe me motrën e H. F.

Vajza i përgjigjet: Nuk e di që im vëlla merret me këto gjëra, fola me vëllain dhe mamanë dhe ai u acarua. Na tha ju e keni më të lehtë të besoni ato të dyja se sa mua dhe doli nga shtëpia.

Negociatat me familjen kanë zgjatur disa javë tregon policia, ndërsa djali pretendonte gjatë bisedave se 15-vjeçarja ia kishte falur vetë adresën e snapchat në formë besimi. I riu pretendonte se një numër i panjohur i ka shkruar “m’u harxhua telefoni më merr”. Madje edhe e ëma e djalit më pas ka akuzuar në rrjetet virtuale 15-vjeçaren. “Ishte gusht kur një numër telefoni më mori, kërkoi të fliste me tim bir dhe pastaj më tha ti je vjehrra ime, m’u prezantua si E.

Në këtë mënyrë të dyja familjet kanë hyrë në sherr virtual, ku secila nga palët ka mbrojtur fëmijën e tij.

E ëma e vajzës shprehet në polici “di që vajza ime E. nuk e ka takuar asnjëherë H. F. Nuk ka mundësi që të ketë telefonuar nënën e tij dhe t’i ketë thënë vjehërr”. Por 23-vjeçari kundërshton në bisedat e mëtejshme. “Ajo në bëri follow tek adresa e instagramit, i shkroi shoqes sime: shif sa i mirë ky çuni. Ajo ka një telefon iphone që e mban të fshehtë nga prindërit dhe me të më dërgonte foto provokative. Kurse unë i dërgoja video nga youtube për të qeshur”.

I riu i shkruan nënës së 15-vjeçares se e bija kërkoi marrëdhënie me të, dhe ngaqë ai nuk pranoi ajo u mërzit dhe nisi hakmarrjen. “Në fillim e mbaja këtë adresë, por nuk shkruaja, pasi i kapa E. adresën e snapchatit tek galeria ruajta fotografitë dhe më tej i ndryshova passwordin. Ajo më tha që ishte 18”.

Policia ka administruar të gjitha bisedat e dy familjeve ku i riu e këshillon nënën “shiko gocën se nuk e ke në rregull”, kurse 15-vjeçarja ndërhyn dhe e akuzon “më kthe snap chat”. Policia pas këqyrjeve sqaron se adresa snapchat u mbyll pas raportimeve të familjes dhe shoqeve të vajzës e cila në shqetësim e sipër preu damarët.

“E mora vesh që preu damarët dhe dua që të më lërë të qetë shkruan 23-vjeçari, sipas të cilit e ëma duhej të kujdesej dhe mos ta lejonte në rrjetet sociale”.

Sidoqoftë, policia ka nisur hetimet për përndjekje dhe për këtë arsye ka administruar muaj të tërë bisedime mes dy familjeve që kanë folur në Whats App, Facebook dhe Instagram./GazetaSI/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRJETI QË LIRONTE TË BURGOSURIT/ Gjyqtarja e arrestuar bashkëpunonte me administratën e burgjeve
Previous article 25 PRILLI/ Veliaj: Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT