• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ Veliaj: Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK
Home
Politikë

25 PRILLI/ Veliaj: Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK

17 February, 2021 Delo.autor Politikë

Shpërbërja e LSI dhe LRI në Laprakë 3 muaj më parë është konsideruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, një proces i pritshëm pas aferave në të cilat është përzierë sa herë kjo forcë politike ka pasur pushtet.

Nga Lapraka, ku zhvilloi një takim me banorë të kësaj njësie, Veliaj tha se ajo që po propozon sot LSI në kryeqytet është që të kthejmë bandën e targave, familjen e inkriminuar, dosja e të cilës sot ndodhet në SPAK.

“Po ju sjellin këtu Rimin me të vëllain dhe thonë t’i kthejmë gjërat siç ishin. Të kthejmë gjithë bandën e targave?! Vandaku i dosjeve në SPAK për Yllin dhe Rimin është më i gjatë se unë në këmbë. Nëse modeli ynë është puna, sakrifica, investimi, pastrimi, urbanizimi dhe modeli yt janë target dhe dosjet në prokurori, atëherë kjo është fyerje. Me të drejtë LSI e Laprakës shpërbëhet dhe kthehet në shtëpinë e vet, se shikon si ti ofendon dhe sjell një familje të kriminalizuar. Njerëzit më të lodhur, më të mbaruar e të kriminalizuar i kanë sjellë si ofertë politike dhe duan të përdorin zgjedhjet si lavatriçe për imazhin e njerëzve të diskretituar,” u shpreh Veliaj.

Ndërsa, për Partinë Demokratike, Veliaj tha se ka zgjedhur kandidaturën e Albana Vokshit, që mbahet mend vetëm për rekordin e shpifjeve publike.

Kujtojmë se pak ditë më parë Shqiptarja.com dhe Report Tv zbuluan detaje tronditëse rreth abuzimit me detyrën të ish-drejtorit të Patentave për periudhën 2013–2017, Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, dosja e të cili tashmë është në duart e SPAK.

Dosja voluminoze bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe për vendosje të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KËRKOI SEKS, S'PRANOVA DHE AJO PO HAKMERRET"/ Njohja e të rinjve në internet fut në sherr nënat, zbardhen debatet online
Previous article PANDEMIA E KORONAVIRUSIT/ Qeveria dyfishon deri në qershor pagesën e ndihmës ekonomike. Përfitojnë disa kategori shoqërore

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT