• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK I DUA ATO LEKË…”/ Gruaja nga Pogradeci tregon historinë prekëse: Pas divorcit më ngacmonin, por nuk pranova të shes trupin…
Home
Sociale

“NUK I DUA ATO LEKË…”/ Gruaja nga Pogradeci tregon historinë prekëse: Pas divorcit më ngacmonin, por nuk pranova të shes trupin…

17 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan është bërë Drita Maxhari, 41 vjeçe që jeton në Pogradec dhe është nënë e tetë fëmijëve. Kur ishte 18 vjeçe, u martua për herë të parë, me mblesëri. Kjo martesë zgjati 10 vite. Kishin probleme të vazhdueshme, grindje, sherre. Ish-bashkëshorti nuk pranonte të punonte, ishte dembel, konsumonte alk ool dhe shpesh dhe e dhunonte Dritën. Nga kjo martesë erdhën në jetë tre fëmijë, të cilët sot janë përkatësisht të moshave: 18, 16, dhe 12 vjeç. Drita është divorcuar prej tij para 12 vitesh, me vendim gjykate.

Gjithë këto vite, ish-bashkëshorti nuk ka shfaqur aspak interes për fëmijët e tij, madje as nuk i takon dhe nëse i sheh rastësisht në rrugë, nuk i flet fare dhe nuk ka mbajtur as përgjegjësinë ligjore që i takon. Një vit pas ndarjes, Drita u martua për herë të dytë, sërish me mblesëri me bashkëshortin që jeton edhe aktualisht. Bashkë kanë sjellë në jetë 5 fëmijë të tjerë, dy binjake secila nga 10 vjeçe, dhe tre fëmijë të tjerë, 6, 4 dhe i vogli 1 vit e gjysmë. Të gjithë fëmijët janë në shkollë. Drita nuk punon, sepse kujdeset për fëmijët.

Bashkëshorti punonte roje, deri para pak kohësh, punë më të vështira nuk bën dot se është i sëmurë me zemër. Drita kur mundet, pastron ndonjë shtëpi ose lan tapete. Jetojnë me qira dhe gjendja e tyre ekonomike nuk është e kënaqshme dhe as e qëndrueshme. Drita kërkon pensionin e munguar të fëmijëve, që i takon ligjërisht, për të cilin i është drejtuar dhe Gjykatës, ka çuar dokumentet dhe tek Përmbarimi, por sipas Dritës ka 1 vit e gjysmë që e sjellin vërdallë dhe nuk i japin zgjidhje.

Drita ka treguar pavarësisht vuajtjeve që ka hequr dhe me 3 fëmijë në rrugë pas divorcit nga ish-bashkëshorti nuk u tundua të hynte në një rrugë të keqe, zgjodhi që të jetojë e qetë me fëmiëjt e saj dhe të mblidhte kanaçe gjatë natës.

Mirela Milori: Sa e lehtë është të mos shkosh në rrugë të gabuar kur ke 3 fëmijë në mes të rrugës? Drita Maxhari: E lehtë nuk është sepse pas divo rcit kisha shumë ngacmime.

Mirela Milori: Vinin njerëz që të ofronin të hyje në atë rrugë? Drita Maxhari: Po, por nuk u dorëzova asnjëherë, thoja jo mirë jam me jetën që bëj. Nuk më intereson, pse t ashes trupin unë, për çfarë, nuk i dua ato lekë të tilla. Më mirë të dal të mbledh kanaçe tërë natën e trupin nuk e shes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJIHET PËR LINAJT E SAJ PERFEKTE/ Ish-e dashura e Bobo Vierit “çmend” fansat duke pozuar vetëm me të brendshme (FOTO)
Previous article E BUJSHME/ Sulmuesi i Napolit, bartës i variantit të ri të COVID-19? Spitali i qytetit zbulon të vërtetën

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT