• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLJA E SHKOLLAVE PËR 1 JAVË/ Ministrja Kushi tregon alternativat për mësimin online
Home
Sociale

MBYLLJA E SHKOLLAVE PËR 1 JAVË/ Ministrja Kushi tregon alternativat për mësimin online

14 February, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ditën e djeshme Ministria e Arsimit vendosi që javën e ardhshme mësimi të mos zhvillohet në shkolla por vetëm online.

Ndërkohë sot ministrja Evis Kushi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë informacion në lidhje me mënyrën e zhvillimit të mësimit online.

Ajo tregoi se mësuesit dhe nxënësit kanë tre alternative: Platforma online “Akademi.al”; Kanali i dedikuar “RTSH Shkolla” dhe Kanali i MASR në “Youtube”.

“Së pari, shpresoj që ju dhe familjet tuaja të vazhdoni të jeni të fortë e të shëndetshëm në këtë situatë aspak të lehtë, kur lufta jonë e përbashkët kundër pandemisë COVID-19 vazhdon pa u ndalur. Dua t’ju them se frymëzohem çdo ditë nga guximi, sakrifica dhe optimizmi juaj në këtë luftë, dhe ju jam shumë mirënjohëse për mirëkuptimin dhe fleksibilitetin që keni treguar deri më tani së bashku me fëmijët tuaj.

Dje morëm një tjetër vendim të rëndësishëm për shkak të përkeqësimit të motit, temperaturave ekstremisht të ulëta, reshjeve të dëborës, ngricave dhe stuhive në shumë zona të vendit. Dua t’ju siguroj se të gjitha vendimet që marrim bazohen në prioritetin tonë absolut, i cili është pa dyshim shëndeti dhe siguria e fëmijëve tanë, për të cilët duam të shmangim cdo rrezik të mundshëm.

Me siguri jeni të shqetësuar se si do të vijojë procesi mësimor nga shtëpia gjatë javës së ardhshme. Dhe po ashtu, e di mirë që shumë familje nuk e kanë aksesin e duhur në teknologji dhe internet për të marrë pjesë plotësisht në mësimin “online”. Por ne tashmë e kemi një përvojë nga viti i kaluar dhe pavarësisht të gjithë vështirësive, i kemi instruktuar të gjithë mësuesit që të fillojnë menjëherë komunikimin me ju dhe fëmijët tuaj.

Bazuar në “Udhëzuesin për Fillimin e Vitit Shkollor 2020-2021”, nxënësit dhe mësuesit kanë tri platforma alternative në ndihmë të procesit mësimor:

-Platforma online “Akademi.al”;

-Kanali i dedikuar “RTSH Shkolla”;

-Kanali i MASR në “Youtube”.

Tek to, nxënësit mund të ndjekin të gjitha videot mësimore sipas një plani mësimor të unifikuar për të gjitha klasat në të gjitha shkollat e vendit. E ndërkohë, do t’ju lutesha edhe juve që t’i inkurajoni dhe mbështesni sa më shumë fëmijët tuaj që të jenë të motivuar dhe aktivë gjatë mësimit “online”.

Të gjithë po përballemi me sfida në këtë përvojë – ju, nxënësit, stafi ynë, por mbi të gjithë, mësuesit tanë. Ata janë në frontin e parë të luftës dhe shumë prej tyre punojnë me orë e orë të tëra për të organizuar punën dhe përgatitur materialet në ndihmë të nxënësve. Ata meritojnë gjithë respektin dhe mbështetjen tonë pa kufi.

E të mos harrojmë që të gjithë kemi një rol të rëndësishëm në këtë mision. Le të bëjmë secili pjesën tonë, me disiplinë, tolerancë dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin. Në fund, dua t’ju falënderoj shumë përzemërsisht të gjithëve dhe shpreh angazhimin tonë të palëkundur në misionin e vështirë, por fisnik, atë të edukimit të fëmijëve tanë”, shkruan Evis Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASOJA E COVID/ Njerëzit do të vuajnë stres kronik, gratë do të preken më shumë
Previous article "A TË JANË OFRUAR NDONJËHERË LEKË NË KËMBIM TË SEKSIT?" Fation Kuqari i përgjigjet Anës: Nuk i shikoj fare... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT