Në Kukës situata është tejet problematike. Në qytet stuhitë e dëborës kanë mbuluar të gjitha akset e rrugëve kryesore dhe të brendshme, ku mjetet dhe qytetarët qarkullojnë me vështirësi.
Trashësia e borës në Valbonë është 25 cm, Shishtavec 50 cm ,Bushtricë 15, Qafë-Shllak 25 cm dhe Qafë Prush 20 cm.
Rrugët nacionale janë të kalueshme por me zinxhirë dhe goma dimri.
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrim bore dhe hedhje të kripës


