Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka reaguar për operacionin e SPAK në Gjykatën e Krujës ku u arrestua gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe 9 persona të tjerë.
Kreu i ILD përshëndet aksionin e SPAK ndërsa thotë se ka ardhur koha që secili të bëjë llogaritë e veta
Duke pershendetur aksionin e djeshem te SPAK, dua te nenvizoj se zbatimi i reformes ne drejtesi, adresimi i paligjshmerive ne sistem eshte lufte. Tani eshte koha qe secili te beje llogarite e veta!”, shkruan Metani.


