• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI I SPAK NË KRUJË/ Të arrestuar ish-të dënuar, si hynë në kontakt me gjykatësen Enkeleda Hoxha
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI I SPAK NË KRUJË/ Të arrestuar ish-të dënuar, si hynë në kontakt me gjykatësen Enkeleda Hoxha

12 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje zbardhen për operacionin e SPAK ditën e djeshme në Krujë, ku u vunë në pranga 10 persona, mes tyre gjykatësja Enkeleda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanËeb” se Altin Skëndaj i cili është arrestuar dje për korrupsion është një ish-i dënuar për vrasje.

“7 muaj më parë është liruar me kusht nga Gjykata e Krujës dhe nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Duke qenë se ai ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës kishte krijuar njohje me Saimir Petanin. Kur është liruar me kusht, ka kontaktuar vëllain e Saimirit, Bledarin dhe kanë rënë dakord që të ndërhynin pranë gjykatës për të liruar atë. Nëse Saimir Petanit i bëhej ulja e dënimit do i mbeteshin dhe 7 muaj burg.

Ata kanë marrë kontakte me avokatin Aldo Tabaku. SPAK thotë se ka të filmuara të gjitha bisedat mes palëve, takimet fizike por edhe bisedat telefonike dhe komunikimet në rrjetet sociale. Dje gjykata dhe pse e kishte marrë urdhër arrestin, ka pritur deri sa ajo të hynte në sallën e gjyqi, për të firmosur uljen e dënimit për Saimir Petanin dhe më pas të arrestonte gjyqtaren. Sipas SPAK, gjyqtarja ka përfituar para në këmbim të vendimit”, raportoi Lala.
Sa i përket dy vëllezërve Nezaj të arrestuar, Lala tha se hetimi ka nisur për Gentian Nezaj i cili vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

“Ai ishte ekstraduar në burgun e Fushë-Krujës dhe kërkonte që të vuante dënimin e mbetur në shtëpi. Ai kishte rënë në kontakt me Isuf Tonuzin dhe ky i fundit me avokatin Aldo Tabaku.

Në shtator Nezaj e ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për liri me kusht. Sekretarja Mallkuçi kujdesej që këto çështje të shkonin tek gjyqtarja Hoxha. Dhe pse paratë janë paguar, Nezaj nuk është liruar në muajin tetor.
Ish-të dënuar në burgun e Fushë-Krujës pasi liroheshin me kusht nga kjo gjyqtare, lidhnin kontakte me Aldo Tabakun për shkak të marrëdhënies me gjyqtaren”, tha gazetarja Lala.

 

 

Ndërkohë që nga ky hetim i nisur për korrupsionin në sistemi ne drejtësisë, SPAK arriti dhe në një çështje tjetër korruptive. “Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të mjekut Prifti. Ai ishte pjesëmarrës në një bisedë me sekretaren Mallkuçi e cila kishte deklaruar se kishte paguar ryshfet tek mjeku për një operacion të nënës.
“Gjatë kontrollit të 16 banesave, SPAK është gjendur para një momenti të pakëndshëm kur janë zbuluar në banesën e tij 200 mijë euro dhe 160 mln lekë dhe në zyrë 50 mijë euro. Dhe pse nuk e konfirmon zyrtarisht, burime pranë SPAK thonë se janë duke rishikuar qëndrimin e tyre sa i përket mjekut Prifti. Ditën e nesërme do të jetë dhe rivlerësimi i masave nga gjykata, kur do dëgjohet dhe prokuroria”, tha Lala.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I GJYQTARES NË KRUJË/ Reagon ILD: Koha që secili të bëjë llogaritë e veta
Previous article PROVA QË FUNDOSI GJYQTAREN HOXHA/ Si takoheshin me avokatin në një furrë buke

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit Aktualitet

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT