• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I INFEKTUAR ME COVID-19/ Reagon Pipero pas lajmit të fundit: Edhe pak ditë më duhen, ndodhem në…
Home
Sociale

I INFEKTUAR ME COVID-19/ Reagon Pipero pas lajmit të fundit: Edhe pak ditë më duhen, ndodhem në…

12 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka reaguar pas lajmeve të dale se ai kishte shkuar për t’u kuruar në Itali nga Covid. Mjeku mohon se të ketë shkuar në Itali për mjekim dhe se aktualisht ndodhet në Shqipëri, e pikërisht në zonën e Ramzës të zonës së Shkodrës,

“Përkundrejt lajmit për klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë, dhe të Hënën shpresoj të jem në krah të kolegëve të mi të pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!”, shprehet Pipero në një status në rrjetet sociale.

Më tej ai shprehet se do të qëndrojë në Razëm për 3-4 ditë dhe se të hënën do të paraqitet në punë.

“Mirënjohje pa fund për të gjithë ju që mu gjendet pranë ndoshta në një nga betejat më të vështira të jetës time.

Do kemi kohë të flasim më gjatë, t’ju përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  të infektimit tim pas marrjes së dozës së pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pësova!”, shprehet Pipero.

Mjeku edhe bëri vaksinën anti Covid u infektua më 27 janar dhe koha e rikuperimit zgjati gati 20 ditë.

Reagimi i plotë

Të dashur miq!

Pas ditësh pritje, mjekimi në kushte shtëpie, kujdesi kolegësh, dhe interesimi e mbështetje pa fund nga miq, shokë, studente, qytetarë, politikane, shtetarë, dhe me dashuriene dhe kujdesin e veçantë të fëmijëve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid frë, por ende me nevojën edhe për pak ditë pushim e rikuperim, ndaj përkundrejt lajmit për klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë, dhe të Hënën shpresoj të jem në krah të kolegëve të mi të pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!

Do kemi kohë të flasim më gjatë, t’ju përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  të infektimit tim pas marrjes së dozës së pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pësova! Por sigursisht falë dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova më lehtë sëmundjen.

Ndaj ju këshilloj të gjithëve, të infektuar e shëruar, të vaksinuar apo në proces vaksinimi, duhet ende shumë kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!

Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES! Ju kam ne zemer! Mirenjohje pa fund! Pellumb Pipero

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNON Meta: Populli s’mund tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh dhe policësh të korruptuar
Previous article MAQEDONI/ Një shqiptare zgjidhet në postin e kreut të Gjykatës Supreme

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit Aktualitet

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT