Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të njoftojë sot masat e reja në vend, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.
Mediat gjermane raportojnë se qeveria gjermane mund të marrë vendim për zgjatjen e izolimit deri më 1 mars.
Megjithatë, siç raporton Bild, është shfaqur një dokument përmes të cilit izolimi do të jetë në fuqi deri më 14 mars.
E shtesa e vetme sipas këtij dokumenti është që parukeritë dhe berberët do të mund të hapin dyqanet nga 1 marsi dhe këtë e përkrahu kancelarja Merkel, zëvendës kancelari Olaf Schulz, kryeministri i bavarisë Markus Zeder dhe kryetari i Berlinit, Mihael Miler.


