• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROGRAMI I LULIT RIKTHIM NË KOHËN E…”/ Veliaj: Basha braktisi Astirin për një makinë
Home
Politikë

“PROGRAMI I LULIT RIKTHIM NË KOHËN E…”/ Veliaj: Basha braktisi Astirin për një makinë

10 February, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 4, ku komentoi programi social të Partisë Demokratike, të cilin e cilësoi si një rikthim në kohën e Spiro Kserës dhe Xhelal Mziut, kur ndihma ekonomike jepej për pasanikët me vila dhe nevojtarët prisnin lëmoshën e radhës.

Veliaj ironizoi strategjinë e Lulzim Bashës duke gatuar për familjen, me pyetje mbi programin për familjet e shqiptarëve.

“Iu thashë konsulentëve të Lulit, se ne jemi të bindur që ai mendon dhe gatuan vetëm për familjen e tij. E mësuam tek Astiri, kur la protestën për një makinë. E mësuam kur do iu suleshin qendrave tregtare, dhe e la protestën për vilat në Lundër. E mësuam kur la protestën te Bulevardi, për vila te Gjiri i Lalzit. Pyetja është: A do gatuajë ndonjëherë për ndonjë qendër sociale? A do gatuajë ndonjëherë ndonjë projekt për të gjithë Shqipërinë? Çfarë propozimi ka për familjen e të gjithë shqiptarëve?”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se propozimin e vetëm që ka PD-ja sot është rikthimi në kohën e Spiro Kserës. “Ishte i vetmi ministër që bëri burg për vjedhje të ndihmës ekonomike. I la 6 muaj pa paguar pagesat e aftësisë të kufizuar, 7 këste të papaguara të të përndjekurve. Pra, PD-ja thotë të kthehemi ku ishim, kur ndihmën ekonomike e merrte Xhelal Mziu dhe pasanikët e Kamzës, që shpërndahej nga të gjithë komunarët e PD në Kashar, në Farkë. Vetëm fukarai nuk merrte asgjë. Lista e kredive të buta shpërndaheshin për deputetë, zv/ministra dhe vrasës me uniformë. Këta ishin shtresa sociale e PD dhe propozimi i Lulit është të kthehemi ku ishim,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se me programin për rritjen e pensioneve Lulzim Basha është bërë si Nastradini.

“Tha do ulim sigurimet shoqërore dhe do rrisim pensionet. Po si? Pensionet dalin nga sigurimet shoqërore. Kjo është komplet si Nastradini, që tha më ngordhi gomari. Domethënë, sa të mësohemi të mos paguajmë asnjë taksë, asnjë sigurim shoqëror, pastaj do zbulojmë që nuk paska lekë për pensione,” deklaroi Veliaj, i cili nga ana tjetër shtoi se ka qenë qeverisja socialiste që ka shpërblyer në të vërtetë ish të përndjekurit dhe ish-ushtarakët, të cilët u përdorën nga PD për dekada me radhë vetëm për vota.

“Të përndjekurit vinin përditë tek Ministria me benzinë që të digjeshin, sepse i thoshte partia e tyre eja edhe një herë në fushatë, shaj edhe një herë këta dhe pastaj t’ju japim edhe një këst tjetër. Pastaj, ua jepte këstet me pikatore që t’i mbante varur. Ndërkohë, ne iu dhamë që vitin e parë çfarë iu takonte, të 7 këstet. Kemi zgjidhur fillimisht hallet e atyre që tradicionalisht nuk na kanë votuar. Zgjidhëm edhe ish-ushtarakët. Fakti që atyre ju shërbejmë shumë më mirë sesa partia e tyre, nuk i mbajmë varur, nuk i diskriminojmë njerëzit, na bën nder,” e përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS PUTHJEVE TË ROBERTIT ME MODELEN ITALIANE/ Reagon Jessica: Ju kam juve si FBI skam nevojë...
Previous article GJERMANIA NË IZOLIM DERI NË 14 MARS/ Plani i Merkel për të frenuar Covid-19

s.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT