Gazeta Rilindja Demokratike, media e parë opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh diktaturë, festoi sot 27 vjetorin e themelimit të saj në një ceremoni të organizuar në “Rogner” në Tiranë.

Në këtë festë kanë marrë pjesë shumë figura të rëndësishme të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.
Një nga të pranishmit në festën e organizuar ishte edhe Astrit Patozi, ish-Kryeredaktor i RD-së për rreth 10 vjet dhe ish-deputet i PD-së.

Patozi dhe Basha patën një takim duarsh me njëri tjetrin, i cili vjen pas shumë kohësh replikash dhe debatesh në distancë, të cilat arritën kulmin pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe garës për kreun e PD-së, zgjedhje që u mbajtën më 22 korrik.







