Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë alarmin e rritjes së rasteve të infeksioneve tek moshat e reja. Manastirliu tha se ekspertët kanë vërejtur rritje shqetësuese të infeksioneve te grupmoshat 25-35 vjeç dhe nga mosha 35-44 vjeç.
Ministrja u shpreh se mosha mesatare e rasteve të prekura është 45.8 vjeç.
“Niveli i riskut në vend paraqitet i moderuar dhe diçka mbi atë të moderuar. Masat e marra në vend janë masa të intensitetit mesatar. Forcimi i zbatimit të këtyre masavë është thelbësor në këto moment. Përqindja më e madhë e vatrave është e kombinuar mes atyre familjare dhe të biznesit. Do ketë kontrolle të shtuara në strukturat e biznesit. Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të izolohen direkt nëse kanë simptoma. Incidenca që është shqetësuese për ekspertët është rritje e infektimeve tek moshat e reja, kryesisht 25-35 vjeç.
Mosha mesatare e rasteve të prekura është 45.8 vjeç.“, deklaroi Manastirliu.
Ministrja u shpreh se më 15 shkurt pritet të vijnë dozat e reja të vaksinave nga Pfizer.
“Aktualisht po vijon procesi i vaksinimit të mjekëve. Aktulisht po marrin dozat e dyta. Nga data 15 shkurt do të vijnë vaksinat e tjera të Pfizer.”, u shpreh Manastirliu.


