• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR AEROPORTIN “NËNË TEREZA”/ Balla: Jo vetëm ulim çmimin e biletës, por dhe 99 milionë dollarë investime
Home
Politikë

MARRËVESHJA PËR AEROPORTIN “NËNË TEREZA”/ Balla: Jo vetëm ulim çmimin e biletës, por dhe 99 milionë dollarë investime

8 February, 2021 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur në Kuvend për projektligjin që është sot në rendit e ditës së Kuvendit për marrëveshjen e re të koncesionit për aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ në Rinas.

Balla ka deklaruar se me këtë marrëveshje jo vetëm ulet çmimi i biletës, dhe aeroporti ‘’Nënë Tereza’’ shkon përafërsisht në nivel me aeroportet e vendeve fqinje, por dhe është kushti për 99 mln dollarë investime në 13 vite.

Nga ana tjetër ai ka ironizuar me liderin e opozitës, Lulzim Basha duke thënë se duhet të jetë i kënaqur me uljen e çmimeve si një frekuentues i rregullt i linjës Amsterdam-Tiranë-Amsterdam.

”Unë mendoj që ky konfirmim që Kuvendi sot i jep kësaj kontrate, ka 3 elementë thelbësorë që ka ndikim tek qytetarët shqiptarë. Ishte diskutim, nuk patëm mundësi të rinegocionim me ish kompaninë kontraktuese uljen e çmimit të biletës.

Për shkak të kësaj kontrate, kemi mundësi të ulim uljen e tarifës për aeroportin në 20%. Dhe 40% për fëmijët.

Duke e sjellë aeroportin e Tiranës, Nënë Tereza pothuajsenë çmimet e përafërta të biletës me vendet fqinje.

E dyta nevoja për invesatime. Kush di pak matematikë, jo shokët e 7×7 42. E dinë se kur thua në 13 vite do investosh 99 mln dollarë, i bie shifër e madhe në çdo vit.

Nëse i shohim nga kontrata e fundit e qeverisë Berisha dhe Basha, nuk vensote asnjë kusht për investime të reja. Ne jo vetëm ulim çmimin e biletës, por dhe kushte për investime.

Këto investime jo vetëm do rrisin kapacitetet, pasi aeroporti i Rinasit synohet të kthehet në hap të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë dhe turizmin, por më shumë se kaq.

Ajo që është më e rëndësishmja, që nga dita kur kemi dashur të kthehemi në funksionalë aeroportin e Kukësit, të rrisin kapacitetet turistike n Vlorë, apo dhe Sarandës. Me kontratën ekzistuese të koncesionarit e kishim të pamundshëm, pasi kotnrata e vjetër ishte kontratë monopoli.

Njerëzit i prekin këto drejtpërsë drejti. Besoj se dhe kreu i opozitës rrugore, Lulzim Basha do të jetë i kënaqur për udhëtimet Amstedam-Tiranë-Amsterdam. Por për Lulin s’më intereson aspak, por për vëllezërit e motrat shqiptarë që duan të vijnë në Shqipëri. Nuk besoj se ka më hapësirë për politikë.”- tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO ASHPËRSOHEN MASAT? Manastirliu: Për sa i përket situatës për të sjellë një vendimmarrje…
Previous article ALARMI/ Manastirliu: Po infektohen 25 vjeçarët, ja mosha mesatare e të prekurve me COVID

s.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT