E pyetur lidhur me një ashpërsim të mundshëm të masave anti-Covid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo nuk ka të bëjë vetëm më shtimin e rasteve.
Më tej Manastirliu ka shtuar se për të shtuar masat anti-Covid duhet të llogaritet numri i të shtruarve në spitale, në intubim dhe numri i fataliteteve. Manastirliu është shprehur se Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron situatën
“Për sa u përket numrave apo situatës për të sjellë një vendimmarrje të re për masat shtesë në lidhje me kufizimin e infeksionit janë disa kritere që ne vlerësojmë.
Nuk është vetëm rritja e infektimeve por edhe situata në spitale. Edhe përqindja e pacientëve në kujdes intensive. Nuk e kemi të mbingarkuar. Janë 1600 shtretër në spitalet rajonale në dispozicion për pacientët Covid.
Dhe që janë në gatishmëri për të ofruar kujdes shëndetësor. Apo terapitë intensive. Janë 32% e kapacitetit të zëna për terapinë intensive. Por alert i shtuar është edhe fatalitete,” ka thënë Manastirliu.


